Unë nuk e di nëse pak kësaj situate që po kalojmë njerëzit do të kenë më shumë besim te shkenca apo te Zoti, ose te të dyja së bashku, nëse do të jenë më shumë të krishterë, myslimanë, budistë, apo ateistë… Kush e di?- shkruan Dom Gjergj Meta ne faqen e tij ne FB.
As nuk ia kam idenë fare kësaj gjëje, por një gjë e di me siguri që kjo përvojë që po kalojmë po na bën të kuptojmë se gjërat nuk i paskemi ditur të gjitha…? dhe pak shanse ka t’i dimë të gjitha.
Me këtë status “përshëndes” fanatikët e shkencës dhe fanatikët e religjionit…
Thjesht një këshillë:
Për të parët dhe të dytët: larg fanatizmit dhe dogmatizmit.
Hyji është thjesht dashuri e shkenca një mënyrë si çdo gjë tjetër për të kërkuar të vërtetën pa pretenduar për ta zotëruar atë.
Të djelë të bukur…
+ Dom Gjergji