Të nderuar vëllezër,
Këtë deklaratë (thirrje) po e bëj duke u nisur nga fakti që kisha në dy raste të varrimit në Xhematin tim. Vërtetë është shumë shqetësuese prania e shumë njerëzve në varrim, duke pasur parasysh situatën në të cilën gjendemi, ku një pjesë e madhe e botës po përballet me një pandemi të paparë ndonjëherë deri më tani. Në këtë situatë, edhe shtetet më të mëdha dhe më të fuqishme po thuajse janë të sfiduara, dhe po thuajse kjo pandemi e quajtur Coronavirus (COVID 19), është akoma në rritje me përmasa jashtëzakonisht të mëdha. E fatkeqësisht kjo po ndodh edhe në vendin tonë.
Ju kisha bërë thirrje dhe lutje, aman të kemi kujdes, mos të marim pjesë në masa të mëdha nëpër varrime. Le të marrin pjesë vetëm rrethi i ngushtë familjar, para se të bëhet vonë, që pastaj të mos mund të marrin pjesë as edhe vetë familjarët, sikurse po ndodh tani në shtetin e Italisë.
Shikuar nga aspekti fetar, falja e namazit të xhenazës është Farz kifaje (obligim kolektiv), çka do të thotë se: nëse një pjesë e muslimanëve (sa do në numër të pakët që mund të jenë) e kryejnë këtë obligim, të tjerët lirohen, madje edhe në kushtet krejt normale.
E në veçanti në situatën në të cilën gjendemi, ku as edhe të Xhumanë nuk po mund ta falim (e që në kushte normale patjetër që do të duhej ta falnim që të gjithë, ngase është farz, Ajn, obligim individual), ju lus që njëjtë të veproni edhe për faljen e namazit të xhenazes.
Hiç më larg se dje e kisha një varrim, ku kishte një masë me mbi 200 persona, dhe që të gjithë ata, duke përfshirë këtu fatkeqësisht edhe vetën time, nuk kishin masa mbrotjëse (as maska, e as dorëza). Kjo më shtyri që të ju drejtohem me këtë thirrje, që të i respektojmë udhëzimet dhe kërkesat e organeve kopetente të shtetit tonë, përfshirë këtu edhe rekomandimin e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, që të mos të marrin pjesë shumë persona në varrimet tona.
Pastaj mos të harrojmë se, është edhe obligim fetar, që të i ndëgjojmë thirrjet e mjekëve dhe organeve të tjera kopetente të cilat i kemi.
E kemi për obligim që ta ruajmë vetën dhe të tjerët, sepse kjo pandemi po bart pasoja të rënda, madje mund të na dërgojë edhe drejt vdekjes.
Andaj edhe një herë po ju lus që:
Në varrimet të cilat mund të na ndodhin, le të marrëë pjësë vetëm rrethi i ngushtë familjar dhe të kemi shumë kujdes, ngase vërtetë gjendja është më tepër se serioze. Pastaj, mos ta harrojmë këshillen e Pejgamberit a.s ku ka thënë:
“Nëse ndëgjoni që në një vend ka ndonjë sëmundje ngjitëse, të mos shkoni atje, dhe, nëse është në vendin tuaj, mos levizni nga aty.” Të njëjtën gjë sot po e thotë edhe mjekësia.
Andaj të i përmbahemi motos: “ Rri pastër ( merr abdes), fale namazin, mbështetju Zotit, rri në shtëpi”!