Kur Richard Gere ecte në tapetin e kuq të ceremonisë së dhënies së çmimeve Oscar në 1993, as që mund ta merrte me mend që ajo natë do të kishte pasoja të rënda për karrierën e tij edhe më shumë se 20 vjet më vonë. I ftuar të paraqesë çmimin për regjisorin më të mirë, ai doli jashte tekstit të shkruar, për të protestuar ndaj okupimit të Tibetit nga Kina dhe situatës “të tmerrshme, të tmerrshme të të drejtave të njeriut atje”
Producenti i ceremonisë, i ndjeri Gil Cates, u zemërua keq, dhe dënoi fjalen e tij si edhe fjalimet politike nga Susan Sarandon dhe Tim Robbins, te cilët gjithashtu injoruan fjalimet e sërvirura për ta, për të folur në emër të refugjatëve haitian. Producenti u zotua t’i ndalojë të tre aktoret e njohur nga prezantimet e ardhshme të Oskarëve.
Miku i afërt i Richard Gere, Dalai Lama,i mërguar në Tibet, nuk pushoi së foluri. Në vitin 2008, ai bëri thirrje për bojkot të Lojërave Olimpike të Pekinit, dhe vazhdoi të mbështesë kauzën përmes Fushatës Ndërkombëtare për Tibetin me qendër në Uashington dhe Fondacionit “Gere”(Richard Gere) në New York. Por kur Hollivudi filloi të afrohej gjithnjë e më shumë me Kinën, studiot e filmit u bënë të kujdesshme për të mos ofenduar qeverinë kineze. Ylli i kinematografisë Richard Gere po paguan “çmimin” kinez.
“Ka padyshim filma në të cilët nuk mund të futem -thotë ai,sepse kinezët do të thonë:” Jo me atë “. Kohët e fundit pata një episod kur dikush më tha që nuk mund të financojnë film me mua sepse kjo do të shqetësonte kinezët”.
Pavarësisht faktit që R.Gere, tani 67 vjeç, dikur një nga aktorët më të kërkuar të brezit të tij, tashmë nuk ka bërë asnjë film të plotë nga Hollivudi që nga viti 2008.
Veshur me një këmishë ngjyrë blu të çelur, pantallona të zeza të thjeshta dhe një byzylyk- tufë lutjesh tibetase në doren e majtë, Richard Gere ulet në një karrige me pellush në restorantin “Mark” në Nju Jork. Ai zakonisht porosit çaj jeshil. Por duke ndjerë nevojën për kafeinë shtesë, në këtë pasdite në fund të Marsit, ai zgjedh Earl Grey. Intervistat janë për të një shqetësim i domosdoshëm i punës. E ndan kohën e tij midis një apartamenti të Gramercy Park dhe një shtëpie në Bedford, NY. Ai ndihet i kënaqur: “Kjo është pjesa më e mirë e New Yorkut. Tani është pranverë. Moti ngrohet. Lulet celin. Gratë veshin funde të shkurtra. Eshte vërtet argëtuese. Nju Jorku në pranverë është çmenduri e plotë “.
Por kur vjen biseda për karrierën e tij, Richard Gere rrëfen një histori tronditëse se si qe dëbuar nga një film i financuar në mënyrë të pavarur. “Regjisori i filmit qe kinez dhe dy javë para se të fillonim xhirimin, ai me thirri ne telefon, duke thënë, ‘Më fal, nuk mund ta bëj këtë”. Ishte një telefonatë sekrete. Nëse unë do të kisha punuar me këtë drejtor, ai, familja e tij nuk do të lejohej të largohej nga vendi kurrë më, dhe ai kurrë nuk do të lejohej të punonte, tha ai ne intervisten e tij dhënë ” The Reporter”.
Aktori gjithashtu ka qene kritik ndaj qeverisë së Izraelit ndërsa kryente punë humanitare në Lindjen e Mesme. Megjithëse nuk do të rrezikojë karrierën e tij, Richard Gere ka bindjet e tij për vendbanimet izraelite. “Është e qartë që kjo është e paligjshme nga e drejta ndërkombëtare. Dhe ka shumë të ngjarë edhe nga ligji izraelit,” thotë ai. “Tani, nëse e thoni këtë me zë të lartë në Izrael, ju konsideroheni tradhtar”
Por Gere, aktivisti shoqeror , nuk është nga ata që filtron veten, edhe nëse kjo do të thotë se ai duhet të punoje jashtë shkëlqimit hollivudian.
(Perktyer nga Albana Lifschin)

Fotografia e Albana Lifschin