Të dashur qytetarë, sot u pa se ne oraret e lejuara për levizje, ka dendesi te madhe në njerëz nëpër ambientet publike.

Qytetarë, vertetë ju keni nevojat tuaja per te bere furnizimet dhe sherbimet e duhura, por vihet re edhe neglizhence dhe mos respektim i rregullave te parapercaktuara, ashtu siq vihet re, se ka edhe nga ato që dalin thjeshtë për ajrosje në grup.

Te dashur qytetarë kudo ku jeni, duhet me patjeter të rrisim masat e kujdesit ndaj vetes, nuk eshte situate normale dhe nuk ka vend per eksperimente me shendetin tend dhe te afermeve tuaj.

Nga informacionet që kemi, dendesia e madhe e njerëzve, vjen edhe ngaqē të gjithe njerezit rendin brenda një orari dhe kjo krijon konfuzion, por kjo nuk justifikon mos respektimin e rregullave.

Per të i ardhur nē ndihme zgjidhjes së kësaj situate dhe per te eleminuar dendësinë e njerezve, PLL shpreh propozimin e saj konkret.

-Të zgjatet orari i sherbimeve mes ores 07.00 deri 16.00, vetem për një person te familjes, ky i fundit të pajiset me autorizim nga pushteti lokal dhe të kryej sherbimet familjare.

-Per personat e tjerë që kapen jashtë izolimit të rriten masat ndeshkuese ndaj tyre, nuk ka pse neglizhenca dhe mos zbatimi i rregullave nga dikush të kthehet në shqetesim jetesor për dikë tjeter.

Besojme kjo do të ulte dendurinë e njerezve.
Qytetarë i dashur, tregohu human ndaj vetes dhe te tjereve, elemino sa më shumë kontaktet me njerezit dhe qendroni brenda në shpi.

#RespektoRregullatTëIzolojmeVirusin.

Fotografia e Shpetim Axhami