Isa Mustafa nuk u dasht me ia ‘dhënë’ Albin Kurtit atë që ia lypi Albini.

Nëse Isa ka dasht me iu hakmarr Albinit dhe me ndëshku për Agim Veliun, veç u dasht mos me ia plotësu dëshirën Albinit, u dasht me lënë me vujt, dhe mos m’i ndihmu me dalë nga situata.

Se, askush nuk po mund të besojë se Albini është aq naiv, që të ‘bëj vetëvrasje’ me shpresë se s’do të ‘vdes’.
E pabesueshme që Albini të jetë një hazarder, që thjesht e provon fatin.
Që Albini ka menduar se Isa Mustafa e ‘djeg’ edhe Agimin për interesin e tij?

Por Isa Mustafa kësaj here s’kishte kohë për hakmarrje, qysh e ka zanat. Isa (sikur) kishte urdhër me ikë, shpejt dhe urgjent..l

Duke ia kthyer shpinën Albinit, e ka çliruar Albinin, ashtu siç ka dashur dhe ka pritur Albini.

Kjo qeveri, me iniciativën e Isa Mustafës, na la në kohën më të keqe të botëve, kur të gjithë jemi në vetizolim dhe s’dimë ‘a do të vdesim nga sëmundja apo nga uria’, kur nuk ka njeri në botë që di të na tregojë se kur merr fund vuajtja, kur merr fund vetmia!

Albin Kurti sikur papritmas u zgjua nga një ëndërr e bukur dhe kur e pa realitetin u tremb nga Kosova;
…thuajse nuk ka jetuar këtu me ne dhe nuk e ka ditur se Kosova nuk bën çfarë do vet, por kur të thotë Amerika ‘Hiqe taksën-ti e heq’, e nuk pret me t’thënë dy herë.

Duhet me njoft veten.
Kur nuk je për kompromis-ngelesh i vetmuar.
Albini sonte është i mërzitur dhe nervoz, sepse duket se ka bë si hazarder kur e ka larguar Agimin.

Isa Mustafa ia la fajin taksës dhe Amerikës pse u tërhoq nga qeveria.
Nuk kish guxu’ Isa Mustafa me shfrytëzu Amerikën ‘si pretekst’, pa lejen e ‘saj’.

Isa Mustafa e la për të kuptuar se ‘urdhërin’ për t’u larguar nga qeveria e mori mbrëmë. Kur edhe e kish thirr Hashim Thaçi me ja ‘hjek tutën’.

Agimi veç u bë sebep.

Mbrëmë të gjithë e dinin, pa
përjashtim se ‘mori fund’, prandaj Hashimi vizllonte.

Fajtori nuk është me rëndësi.
Isa na la i pari.
Mosgatishmëdia e Albin Kurtit m’u bë ‘si krejt’, me ju përshtat Kosovës dhe me lëshu pe, është fajtori kryesor.
Albini ka dashur ta ndryshojë Kosovën. Dhe ta konsiderojë Kosovën si shtet i pavaruar edhe nga Amerika.

Krejt ia fali Albinit, veç me ra qeveria për një taksë…tepër patetike!

P.S. Ashtu si ne që kemi të drejtë m’u idhnu;
edhe Ju keni të drejtë m’u gëzu.
Nuk kemi tash nevojë m’u armiqësu mes vete.
Të idhnumit (në njërën anë) le t’heshtin (se idhnimi s’do fjalë), ose le t’binë me flejt;
e të gëzumit le t’knaqen.

Kryesore idhnimi dhe gëzimi sonte na kanë bërë ta harrojmë frikën nga vdekja.

Dhe shyqyr që s’guxoni, se tash ishit dal me kerre me festu nëpër qytet.

E unë sonte du m’u mërzit. Sot s’kam hëngër as bukë. Po e fiku dritën, po e ndezi një qiri dhe po mendoj: ‘Mos është kjo ndoshta vdekja’.
Apo ndoshta është shkrimi im i fundit?!