Udhëtoj pjesës ndaluar në bardhësi,
ngadalë hedh hapin,
syri gjithçka çmon,
thonë se dëbora është mbarësi,
tani kthehem n`pjesën e drynuar,
bëj bilancin n`kufijtë e mburrjes,

At im, ti digjesh heshtur,
loti shndrit n`faqe,
marrë prej aty uratën,
braktis mallkimin,

Lart legjënda e altarit,
Atit i shndrit balli,
harruar ditët e gëzuara,
Shpirti ledhaton kujtimet,
Arkivat flasin,
librat biblik bëjnë historinë,
merr aty t`fshehtën, faktin,
fito me betim n`altar.

Me 18.03.2020