Diten e djeshme, (17.03.2020) Kryeministri Edi Rama dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko firmosën urdhrin për bankat në lidhje me shqetësimin e ngritur për pagesat e këstëve të kredive të individëve dhe bizneseve në këtë situatë të koronavirusit. Sipas ketij urdheri – sIc njofton media prane qeverise – behet e mundur shtyrja e afatit të pagimit të kësteve të kredive për bizneset dhe individët për një periudhë 3 mujore (deri në 31 maj), për të gjithë ata që janë përballur me vështirësi. Ndersa kredimarrësve ju rekomandohet që të komunikojnë me bankat dhe institucionet apo me shoqëritë e kursim-kredive, duke u argumentuar atyre arsyet mbi nevojat për shtyrjen e pagimit të kësteve. Institucionet e kreditimit do të bëjnë procedimin e çdo kërkese të paraqitur pranë tyre brenda 3 ditëve nga data e marrjes së kërkesës. Ner fakt, ky eshte vendim i cuditshem dhe sipas meje gati-gati plotesisht i pazbatueshem. Njuk po them se ligjerisht nuk gjen mbeshtetje. Pavaresisht kesaj, nisur nga principi se menaxhim i krizes do te thote ne permbajtje menaxhim i riskut, pra bashkendarje e tij, nese vertet Keshilli Mbikqyres i Bankes qendrore dhe kryeministri duan te ndihmojne ne zbutjen e efekteve te krizes jane te pakten dy mundesi teorike.
Se pari, Banka e Shqiperise mund te ule me tej normen baze te interesit per duke bere edhe perllogaritjen e efekteve perkatese. Dmth do te nxise bankat per zvogelimin e “spread”-it (diferences midis normes basze te inrtersit per depozitat dhe nomres se interesit per kredite). Nese veprohet ne kete menyre, kam bindjen se do te dale ne dukje nje nga anet me te keqija te sistem tone bankar – mungesa e konkurrences ndermjet bankave tregtare, aplikimi i normave te interesave per huate bankare pak a shume te njejta apo teresisht te ngjashme, imponimi i kostove te fshehta ndaj klienteve te tyre gje qe te con indirekt ne perfundimin se ky sistem operon pak a shume si nje oligopol ne ekonomine tone kombetare dhe perfiton prej saj ne te gjitha menyrat e mundshme. E kjo kryesisht per shkak te rregullimit te keq dhe humbjes se reputacionit te rregullatorit te ketij sistemi (vete ky urdher eshte asgje me shume se nje deshmi e humbjes se natyres kolegjiale dhe profesionale te vendim-marrjes se tij), te korrupsionit ne sistemin e drejtesise dhe ne sektorin pulbik, etj. Gjithsesi mbetem ne favor te perpjekjes per ta perdore kete mekanizem, qe eshte ligjor dhe gjeresisht i perdorshem ne kohe krizash ne sistemin bankar ne vendet perendimore dhe vecanerisht ne SHBA.
Se dyti, mbasi te analizoje sektoret e ekonomise sone kombetare me te prekur nga kriza aktuale e pandemise se coronavirusit si dhe te vleresoje pritshmerite e zhvillimeve te aferta te pakten per 3-6 muajt ne vijim, qeveria mund te kontribuoje duke marre persiper pjeserisht ose plotesisht pagimin e interesave bankare per kredite e biznesit per nje periudhe kohore (psh per nje vit). Kjo do te ndihmonte edhe biznesin, edhe bnakat njekohesisht dhe eshte nje menyre qe besoj se do te perlqehet nga te dyja palet.

Nderkaq, urdheri i djeshem i Governatorit Sejko dhe kryeministrit Rama mendoj se duhet trajtuar si nje deklarate apo thirrje publike ndaj bankave per te mos u kapur mbas kontrates civile te kredise bankare por te rishikojne me realizem planet e tyre te biznesit per kredite e dhena duke zgjatur afatet e ktjhimit te tyre ne menyre te argumentuar dhe te mos shohinv thjesht kolateralet e kreditoreve. Kjo do te ishte edhe ne perputhje me parashkimin formal te seciles prej ketyre kontratave qe njihet si “force majour” (force madhore), dhe kriza e shkaktuar nga Coronavirusi eshtep adyshim nje situate e tille. Sic dihet, instituti juridik i forces madhore gjendet fillimisht te permendur ne shkrimet e juristit Romak Servius Sulpicius (43 para Krishtit) si nje rast perjashtimor i pergjegjesise strikte, i karakterizuar nga paevitueshmeria dhe paparashikueshmeria…