Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, tha të martën se blloku është i gatshëm të mbështes Ballkanin Perëndimor në përballjen me pandeminë e coronavirusit.

Në një video konferencë me kryeministrat e rajonit të organizuar nga kancelari austriak, Sebastian Kurz, komisioneri Varhelyi, tha se “po shqyrtojmë mundësitë se si të ndihmojmë rajonin në zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të pandemisë, duke përfshirë shqyrtimin e mundësive për të riorientuar financimet përmes IPA-s (Instrumentet e para anëtarësimit) dhe për të treguar fleksibilitet në rregullat e ndihmës shtetërore”.

Fondet e IPA-s përdoren për reformat qeverisëse, sundim të ligjit, mjedis, energji, arsim e punim.

Oliver Varhelyi

@OliverVarhelyi

Adressed via videoconference organised by @sebastiankurz the Prime Ministers of today. Stressed readiness to support the region in addressing & its impact. We are looking at how to associate to initiatives is taking.

View image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter

Oliver Varhelyi

@OliverVarhelyi

Looking also at how to best offer support in mitigating the socio-economic impact, including by redirecting funding & flexibility with state aid rules. Close coordination&cooperation on regional level & with EU is key.

17 people are talking about this

Gjatë video konferëncës komisionari Varhelyi, vuri theksin te bashkëpunimi rajonal, duke nënvizuar se tani është me rëndësi të hapen negociatat për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Një vendim për këto dy vende pritet më 24 mars, me siguri në një video konferencë të Këshillit të Ministrave që pastaj duhet të mbështetet nga shefat e shteteve dhe qeverive të Bashkimin Evropian në takimin e paralajmëruar të mbahet më 27 dhe 28 mars.

Kurti: Liberalizimi i vizave është stërzgjatur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha gjatë video koferencës së sotme se “në këtë krizë pandemie ku qytetet e shtetet gjithandej globit po i mbyllin kufijtë e po i izolojnë njerëzit e tyre, ne e kuptojmë se sa e rëndësishme është liria e lëvizjes. Por kur pandemia të përfundojë, qytetarët gjithandej Evropës do të jenë të gatshëm të lëvizin lirshëm sërish nëpër Evropë, përderisa ne në Kosovë do të mbetemi të izoluar. Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës është stërzgjatur”, ka theksuar ai.

Albin Kurti@albinkurti

Organized by Chancellor, @sebastiankurz with the Commissioner, @OliverVarhelyi, MFA of , Mr. Schallenberg, Minister for EU, Ms. Edtstadler and all PM of W.Balkans, we held a distant video-conf. for the “Western Balkans Summit” and respecting social distance.

View image on TwitterView image on TwitterView image on Twitter
28 people are talking about this

Nga gjashte vendet e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Serbia kanë hapur negociatat kohë më parë dhe llogariten si favorit. Ndërsa e fundit në proceset integruese mbetet Kosova për shkak të mosnjohjes nga pesë vende të BE-së. Qytetarët e Kosovës janë po ashtu të vetmit që nuk mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen.