REPUBLIKA  E KOSOVËS

    REPUBLIC  OF KOSOVA   – REPUBLIKA  KOSOVA   

_____________________________________

KOMUNA  E DEÇANIT

MUNICIPALITY  OF DECANI –   OPSTINA DECANI

                                                                                                                                                                   ——————————————————————————————————————————————————————————————————-

Deçan. .16.03.2020

 Komunikatë për mediat e shkruara dhe Elektronike 

Nga : Kryetari i komunës së Deçanit  Bashkim Ramosaj 

Pas vendimit të Qeverisë dhe situatës së Krijuar në Republikën e Kosovës ,Komuna e Deçanit është duke i përcjellur  për se afërmi zhvillimet të cilat janë krijuar si pasojë e COVID-19, më që rast ka marre masat e duhura ku gjejmë shkas ti falënderojmë qytetarët në përgjithësi, po ashtu dhe bizneset që kanë respektuar vendimet e nxjerra nga Qeveria e Republikës së Kosovës , Instituti i Shëndetit Publik dhe vendimet që kanë dalë nga Komuna e Deçanit.

Shqetësimi më tej vazhdon të jetë në raport më Qendrën Kryesore të mjekësisë familjarë e cila ende nuk është paisur me mjetet e nevojshme që ti përgjigjet kësaj situate .

Duke pas parasysh që mjeket e qendrave kryesore të mjekësisë familjarë janë të parët që ballafaqohen më këtë situatë ne si Institucion Komunal me aq sa kemi pas mundësi i kemi paisur më mjete e nevojshme por që nuk janë të mjaftueshme karrshi numrit të banorëve të cilët ka komuna e Deçanit. 

Kërkoimë  edhe një herë  nga Ministria e Shëndetësisë që  që të bëj furnizimin e QKMF-së në Deçan më pajisjet e nevojshme!

Në vazhdimësi do të ju mbajmë të informuar përmes këtyre adresave edhe ju mund të na shkruani dhe të na kontaktoni  në këto adresa:

Fb: Bashkim Ramosaj @ Komuna e Deçanit 

Bashkim.ramosaj@rks-gov.net

Nr.045120700