Kumara Zeqir!

Kumare i lashte, shok i mire e mik i sinqerte tash sa breza !

Kumare i mendjes e zemres: – Faleminderit !

Mbetemi borxhli ndaj teje e ketij mexhlisi te pazakonte dhe te thirrur, jo me liste, as per shperblim. Gjetje e bukur ajo, e shokut e mikut tone te pertej Atllantikut, te nderuarit Pal Necaj.

Ne krahinen tone ka mbete nje tog fjalesh : Nikaj- Mertur. Cuditerisht ! Kurdohere ngjitur, si mishi me kocken, gishti me thoin. Historia, ndonse e vonuar me dokumentat e veta dhe populli i kishte binjekezuar ! Thuhej kurdohere «Burrat e Nikajve e djelt e Merturit». Nje binom i hijeshen, apo jo !? Binom historik. Me duket, se shpjegohet edhe me lashtesine e Nikajve, d.m.th., qenien e tyre, me heret ne ato troje Iliro-Dardane. Sidoqofte, vllezer gjaku e gjinie. Ata paten krijua ne ato troje nje : «Njesi» administrative territoriale midis fiseve Ilire. Me perpjekjet e gjakun e vet  arriten te rreshtoheshin, me dinitet ne vallen e Fiseve te atyre nahijeve. Kasniqia e Gashi i afruan vellazerisht e miqesisht e me bujari. Dihet, se Nikajt jane vella gjaku me Kraniqen, ndersa Merturi me Gashin e gurit. Burrat e vendit edhe ne situata te veshtira, madje ne fatkeqesi seroze, kur benin kuvend, largonin tymnajen, nuk zymtoheshin, nuk jepeshin. Edhe vdekjen e prisnin me humor e merrnin, si … gjysem shaka. Ajo duhej perballuar, si gje e zakonshme ne jeten e tyre… ! Ashtu, edhe Vdekja dukej me e pranueshme. Njihet mire, se si ne nje takim te burrave te dy katundeve(Shengjergj e Btoshe) per nje ceshtje jetike, sic ishte vada e ujit, ne soben e burrave u «kuallen» koburet. Sic ishin, balleperballe u kryqezuan plumbat ne gjokset e kreshnikeve te cilet vendi i veshtire i shtynte ata ne perplasje te pergjakshme, deri ne kasaphane te vertete. E kjo ne nje sobe(dhome) te vogel, madje kembekryq u shkembyen disa qifte, sic thuhej  burrash vendi. Nje djal i ri, pasi edhe ai pa dyshim e kishte terhequr kembzen e kobures vet ne trimin perballe u nis drejt deres, po tjetri i ndej gati kobure ne shpinde. Kreshniku, kur, po rrezohej, buzagas arrit te linte amanet fjalet e fundit : « O h’ ! c’ me flladiti, kobure madhi i Btoshes ! » dhe ra… pa shpirt. A, nuk meriton jeta e tyre vepra artistik, tabllo te permasave te medha, novela e trgime, poezi ! Pra, gajret o vellezer e miq ! Gajret e pa pushim kurrajo. A nuk duhen kujtuar me nderim te PARET tane. Gjithashtu eshte e mirenjohur, se burreneshat malesore, jo vetem, prapavije e sigurt, po edhe krahperkrah burrave e vellezerve te vet tregonin te njeten burreri e fisnikeri.

Epidemi e lufterara ka patur e do te kete perjetesisht, po njerezimi ka shpikur vepra mendore, shpirterore e materiale per te perballuar situata sado te veshtira. Hajt ! Pra,  te na rroje… MIQESIA, mesuar goja per te thene thjeter  fjale… ! Te na mbaje gjalle  Dashuria njerezore, sinqeriteti, mirekuptimi, bashkepunimi, familja, te dashurit, miqte, shoqeria deri kombet e racat te bashkuara me shume se kurre! Te bashkuar si kokrrat ne shege !  Ah ! C’ mu kujtua edhe trekendeshi i famashem : Mesim-Pune prodheuese -Stervitje ushtarake i cili na ndihmoi qe deri me sot ne Europe, as ne Bote te mos njihen diplomat shqiptare ! Po trekendeshi barabrise, renditur sipas moshes ; Necaj-Tahiri-Lushaj, ku livadhis, ne ket pranvere te cuditeshme !?  Zoti, qofte me ta !  Zoti qofte me Shqiptaret !

Duke ju perqafuar per se largu rikujtoj, se ne ditet e veshtira, kur njerezit bien ngusht njihen trimat te cilet populli, me konsiderate i quan Burra ! E burrat i dallon edhe kurrajua. Aje eshte trimeri.

Pershendetje te perzemerta nga Kole Tahiri, Bruksel,.

-Per Limit.al, nga Brukseli, 16-03-‘20- 

__________________________

(Ne foto: Zeqir Lushaj e Kolë Tahiri. (Durrës, 2018)