Njerëzit me ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje duhet të kërkojnë kujdes mjekësor.

Simptomat më të zakonshme të COVID-19 janë ethe, lodhje dhe kollë i thatë.

Disa pacientë mund të kenë dhimbje në pjesë të trupit, rrjedhje dhe bllokim të hundes, dhimbje të fytit ose diarre.

Këto simptoma zakonisht paraqiten të buta dhe gradualisht.

Disa njerëz që infektohen nuk ndjehen mirë ende pa ju shfaqur ndonjë simptomë.

Shumica e njerëzve (rreth 80%) shërohen nga sëmundja pa pasur nevojë për trajtim të veçantë.

Rreth 1 nga çdo 6 persona që infektohet me COVID-19 sëmuret rëndë dhe përcjellet me vështirësi në frymëmarrje.

Njerëzit e moshuar dhe ata me probleme themelore mjekësore si presioni i lartë i gjakut, problemet e zemrës ose diabeti, kanë më shumë të ngjarë të zhvillojnë sëmundje serioze.
Këto janë këshilla nga Organizata Botërore e Shëndetësisë