Ballina Kulturë KJO DITË VERE – Nga Nikoll U. ULNDREAJ

KJO DITË VERE – Nga Nikoll U. ULNDREAJ

Shtrengoj gishtrinjët pastaj shty mënjanë atmosferen e fishkur
Në kopshtë kajsia është bërë lulore, s’di nga dashuria a nga frika
Poeti hedh vallen e vetmisë me një shkëndi muze të fikur
Uji i kristaltë gurgullon, në sheti sot paska dalë një flutur me pika

Mbi një kalë të bardhë ditë e verës, në festë paska dalë
Puthja e syrit zi në karantinë, bota e frikur nga korona-tërmeti
Veç zanat e malit lajnë duart me ekstazë lulebore, atje në male
Korona virusi trembet, sa herë puthet buzabuzë lumi e deti

Qielli kalëtërorë, dielli noton kaltërsisë ngadalë e ngadalë
Ah, kjo ditë vere s’di pse herë ma bën me dorë e herë me sy
Unë humbas e tretem, s’mundeme në festë më dalë
Herë më ngroh një rreze , herë më kap drithërimë e ftohtësi…

Tiranë me dt. 14. 03. 2020