Ka dy ditë qe edhe Kosova “u mbyl” në karantinë-shtëpi,pas rastit të shfaqjes së Covid 19.Vendimet e Qeverisë dhe Shëndetësisë mendoj se janë të mirëseardhura në çdo aspekt, por ne jemi ata që mund t’i ndihmojmë shumë vetes sonë,familjeve tona.
Vargu i madh drejt marketeve krijon një frikë të madhe,ndoshta te paarsyeshme në atë masë që duke siguruar ushqime në masë të madhe, ndoshta po krijohet “betejë” psikologjike e paarsyeshme.
Sido që të jetë, marketet , pra, furnizues të ushqimeve nuk bën të mbyllen , por as barnatoret të cilat furnizohet popullata me barna të ndryshme.Janë të mirëpritura mbyllja ekafiterive,restoranteve.
Është për vlerësim pozitiv Ministria e Shëndetësisë për gjithë ato informacione që po u jap popullatës në çdo rast.
Gjithçka t’u lihet në dorë profesionistëve.
Kujdes!
Të furnizohen çdo market me miell,ngase ai është lëndë e parë për popullatën.
Dhashtë zoti të shërohen të gjithë të prekurit!
Shteti duhet të jetë syçelë në çdo kohë për popullatën.