Takimi me kryeministrin Albin Kurti ishte një hap në drejtimin e duhur nga Presidenti Hashim Thaçi.
Ky ishte një ndryshim nga sjellja e papërgjegjshme dhe fushata e presionit që Thaçi dhe aleatët e tij të vjetër dhe të rinj po i bënin kryeministrit Albin Kurti. Vetëm dy ditë më parë, Thaçi botoi në publik një seri fyerjesh e akuzash personale për kryeministrin. Një president nuk mund të sillet kështu, sidomos në momente kyçe.
Ai e ka falësuar Kurtin se pse ka ngecur procesi i bisedimeve me Serbinë, mirëpo Thaçi ka dhjetë vjet që bisedon me serbët. E filloi që me Baroneshën Ashton, pastaj me Frederica Mogherinin. Shumë mirë që zgjodhi negociatat. U nënshkruan shumë marrëveshje me Serbinë, mirëpo ato nuk u zbatuan. Serbia nxori shumë përfitime, sidomos në rrugën e integrimi europian, kurse Kosova gati asgjë. Presidenti Thaçi ishte shumë kritik për BE-në në takimin e tij të fundit me zyrtarë gjermanë e francezë. Mirëpo, Thaçi ishte njeriu që drejtoi bisedimet në emër të Kosovës. Ai është fajtor për marrëveshjet e dobëta, që kanë mbetur pa u zbatuar e për mospërfitimin nga Kosova. Pas një dekade dështimesh që i kanë kushtuar Kosovës, është koha që Presidenti t’ia lërë, më në fund, dikujt tjetër drejtimin e bisedimeve.
Në zgjedhjet e fundit, Kosova votoi për një shumicë të re politike. Pavarësisht nëse ju pëlqejnë apo jo fituesit e rinj, u takon atyre tani të qeverisin vendin dhe ta përfaqësojnë në bisedime me Serbinë, në bashkëpunim me SHBA dhe BE.
E mira është që Thaçi të tërhiqe nga procesi i bisedimeve. Ka ardhur koha që Kosova të rifreskojë ekipin e negociatave. Le të shohim se çfarë mund të arrijë Kurti me vizionin e tij dhe partnerët e tij në LDK. Në vend që të përfitojë politikisht nga mospajtimet mes SHBA-së dhe Kurtit, Thaçi duhet të ndërhyjë për të ndërmjetësuar dhe për të ndihmuar që SHBA ta kuptojë më mirë Kosovën dhe që miqësia në mes të dy vendeve të mos cënohet.
Mjaft me luftën e fjalëve dhe përçarjet politika. Kosova Meriton më shumë se kaq. Let t’ia hapim rrugën një zgjidhjeje me bisedime të reja.
_____________________________
Harry Bajraktari është themelues dhe botues i gazetës Illyria (1991-1998), një drejtues i komunitetit shqiptaro-amerikan, filantrop dhe përfitues i shumë çmimeve, duke përfshirë Nderin e Urdhrit të Kombit nga Presidenti i Shqipërisë, Medaljen Presidenciale të Kosovës për Meritat & Bardhë Thirrja Presidenciale e Shtëpisë për Amimin e Shërbimit.