Shqiptarët në Maqedoni, siç duket ende nuk e kanë kuptuar pse asnjëherë nuk ka ekzistuar ndonjë kauzë politike apo kombëtare turke, në ish-Jugosllavi, Republikën ish Jugosllave të Maqedonisë, apo aktualisht në Maqedoninë Veriore, ku asnjëherë qytetarët me përkatësi etnike turke nuk kanë protestuar për më shumë liri dhe të drejta qytetare dhe kombëtare të tyre, për gjuhë, flamur, ose të drejta të tjera,, as gjatë regjimit kominist, as gjatë tri dekadave të fundit të pluralizmit dhe tranzicionit; asnjë qytetar me përkatësi etnike turke nuk është dënuar apo burgosur për çështje të flamurit, të gjuhës, apo të drejtave kulturore dhe kombëtare të tyre; ndërsa gjithmonë kur i kanë kërkuar dhe fituar shqiptarët këto të drejta me gjak e skarifica (1968, 1981, 1990, 2001…, të njëjtat të drejta u janë siguruar me automatizëm edhe turqve, me kushtetutë dhe ligje, si përdorimi i flamurit të tyre, i gjuhës turke në përdorim zyrtar në disa komuna në Maqedoni etj.

Nuk kam dëgjuar deri më sot ndonjë studiues, intelektual ose politikan me përkatësi etnike turke t’u ketë shprehur mirënjohje shqiptarëve për këto të drejta të fituara me “automatizëm”, ndërsa mirënjohja e tyre ndaj pushtetit ka qenë e përhershme, e cila është shprehur edhe përmes lidhjeve të ngushta me pushtetin, edhe përmes kolicionimit të vazhdueshëm të partive politike të turqve në Maqedoni me partitë politike maqedonase, por asgjëherë me partitë politike të shqiptarëve në Maqedoni.

Përderisa shumica e shqiptarëve dhe turqve* në Maqedoni për shkak të traditave, dasmat dhe mortet, ceremonitë fetare dhe martesat i bëjnë së bashku, cili është problemi që të veprojnë gjithmonë në anë të kundërta në skenën politike dhe në qeverisjen e pushtetit në Maqedoni?!

Leximi dhe interpretimi i drejtë i këtij fenomeni është tepër domethënës për faktorin politik shqiptar në Maqedoni, dhe jo vetëm.

(13.III.2020)