Dhashtë Zoti që Kosova të shpëtojë nga Koronavirusi.Së mjaftë mbytës u treguan “koronavirusët” tanë të politikës gjatë këtyre viteve.Na mbyten  dhe po na mbysin siq thotë një fjalë e popullit për së gjalli, që është fat  i keq.
Dhe, që marrin mësim kjo klasë politike nga përvojat e hidhura , nuk marrin dhe as që dëshirojnë të marrin duket?!Së janë mësuar më qënë në pushtet, së janë mësuar më grabitë si më grabujë
të livadheve të mirat e përgjithshme ?!Kjo qeveri e re është rasti i fundit i vetëdijesimit, të kthimit të shpresave të rrënuara për tu bë mirë në Kosovë.
Të kthehemi të infektimi nga kjo sëmundje që u shpërnda në mënyrë marramendëse nga Kina po thuaj në mbarë botën.Dhe, kur në Kinë kjo sëmundje që tash po quhet Pandemi, po largohet ngadalë  më masa efikase , koronavirusi po shpërthen në shtetet tjera sikur në Italinë fqinje, e cila po thuaj e tëra është përfshirë në Karantinë.Edhe pse ende nuk dihet shumë për koronavirusin, megjithate dijetarët e kësaj lëmie qdo ditë  e më shumë po mësojnë , si  përvoja të dobishme për njerëzimin në këto qaste jo bash të lehta që po i kalojnë.Edhe pse ky virus ende nuk është mundur, megjithate sot po ka më shumë dijeni së si po transmetohet tek njerëzit dhe po ka njohuri edhe si të mbrohemi.
Të gjitha informacionet të cilat po i ndëgjojmë nga mjekët  e botës, janë informcione të cilat shumë ndihmojnë në parandalimin dhe mbrojtjën nga kjo pandemi. Koronavirusi shumë e ka qrregualluar jetën , duke i detyruar njerëzit të futën në karantinë më arsye, si mbrojtje shume efikase karshi këtij infektimi.Qeveria jonë bëri poteza shumë pozitiv kur mori vendimin për mbylljen e shkollave për një kohë, pastaj, ndalimin e hyrje daljeve nga shumë shtete të cilat i ka prekur bukur shumë kjo semundje.Ka krijuar ekipe te tëra për ta mbikqyrë situatën preventive , kur dihet së të ne ende nuk kemi asnjë rast , dhe dhashtë Zoti që mos të kemi fare, e shumë masa tjera efikase nga kompetentet  dhe përsoneli mjekësor i QKU-së me qendrat në Kosovë.Kujdesi i shtuar duke mbajtur higjeinen përsonale në nivel të duhur , shumë  ndihmon që të mos rrezikohemi nga kjo sëmundje.Sipas mjekëve një sëmundje shpallët Pandemi kur ndonjë virus në mënyrë jo të kontrolluar shpërndahet në mbarë globin. Organizata e Mjekësisë Botërore, koronavirusin e shpalli pandemi.Edhe kjo sëmundje sigurisht së nuk do të zgjatë , dhe do të mundet,duke ju kthyer njërzit jetës normale, duke u qëtësuar shpirterisht dhe fizikisht që është ajo qenësorja…