Në një komunikim me publikun, Kryeministri Rama ka njoftuar se përjashtohen nga vendimi I qeverisë për tu mbyllur, furrat e bukës dhe farmacitë, të cilat nuk do të mbyllen .

Rama tha se dyndja e njerëzve nëpër dyqane dhe kudo është e rrezikshme dhe e dëmshme që njerëzit të vrapojnë për të marrë bukë në furrat e bukës ndërsa siguroi të mos dëgjojnë asnjë nga zërat allatërmet, sic I quajti ai, por që edhe nëse bota të jetë duke mbaruar këto tre aktivitete do të jenë të hapura.

”Çdo strukturë për ushqimet do të jetë e hapur. Nuk është e nevojshme por e dëmshme që të shkojmë dhe të marrim me radhë furrat e bukës dhe të marrim bukë në shtëpi.

Problemet e bukës dhe të medikamenteve do të jetë e mundur që të lëvizet. Nuk ka probleme, i gjithë zinxhiri ekonomik do të mbahet për këtë fazë ku jemi.

Dhe në të gjitha rastet edhe sikur bota të jetë duke mbaruar nesër mbrëma, nesër paradite ushqimoret, farmacitë dhe furrat e bukës do të jenë të hapura. Mos dëgjoni zërat apo ato thirrjet allatërmet. Nuk do të ndryshojë asgjë në këtë drejtim.”- tha Rama.