Karantina wshtw izolim, vetëizolim për të shmangur rrezikun e përhapjes së një sëmundjeje dhe tashmë është rregull dhe rregull i drejtë në dobi të të gjithëve: Dita e katërt që njerëzit kanë filluar të vetëizolohen. Ok.

PO INTERNIMET dhe BURGJET e të pafajshmëve?!!!

Mos u ankoni njerëz përse keni mbetur brenda mureve për 14 ditë.Regjimi komunist mua më mori gjyshen me fëmijët e mitur, babanë në moshën vetëm 9 vjec dhe i internoi në Lezhë, Berat , dhe Tepelenë për 9 vite rresht, regjimi komunist më mori gjyshin, e pushkatoi pa gjyq dhe i zhduku eshtrat. Regjimi komunist më mori gjithë pasurinë e familjes dhe autokracia e sotme prej shumë e shumë vitesh më la pa punë, mbyllur në shtëpi midis një familjeje të re e tre fëmijëve të vegjël.

Prandaj ktyre 14 ditëve, reflektoni edhe kuptoni c’ishte internimi, burgu; biografia, dhe mendoni se Krimet e komunizmit nuk duhen harruar e nënqeshur.