Ajo qē mē trēmb mē shumē kēto ditē
Eshtē se s’di çtē bēj me gjithē kēto shira
Ata rrjedhin pareshtur , me rrēmbim nga
catitē
Dhe ulluqet e nxira

Me mua shpesh e kanē inatin
( Inat prej shirash , ku ta dish ! )
Mē ruajnē rastin kur s’kam çadēr
Dhe mē bējnē qull , deri nē mish

Ajo qē mē tremb mē shumē kēto çaste
Eshtē dhe ardhja e corona virusit tek porta
Mjafton vetēm prania e tij fatale
Tē mē mbulojnē djersē tē ftohta

Ndonēse si bredh mē kafenetē
Dhe jam bērē murg pa manastir
Ai nē pritē rri e me pret
Dhe i bie derēs pēr tē hyrē

.Ajo qē mē tremb mē shumē kēto mbrēmje
Janē akrepat e orēs qē zvarriten tē mpirē
Duke mbjellur tek unē pafundēsisht njē si dhimbje
Por dhe njē si njē ankth ,qē s’mē duket pēr mirē !