Bashkia e Tiranës ka vendosur që të pezullojë transportin urban në kryeqytet në kuadër të masave për ndalimin e përhapjes së koronavirusit.
Lajmi bëhet i ditur nga burime të Bashkisë së Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka firmosur urdhrin për pezullimin e këtij transporti duke filluar që nga dita e nesërme.
Gjatë dy ditëve të fundit, Bashkia e Tiranës ka aplikuar edhe dezinfektimin e mjeteve të transportit publik.
Ky vendim është në vijimësi të masave që janë ndërmarrë nga qeveria, kur Kryeministri Edi Rama urdhëroi sot mbylljen e lokaleve dhe restoranteve në Tiranë dhe Durrës.
Ndërkohë, edhe zyrat e Gjendjes Civile kanë pezulluar shërbimin.
Autoritetet shëndetësore dhe qeveria u bëjnë thirrje qytetarëve që të kufizojnë lëvizjet dhe të qëndrojnë brenda shtëpive