Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, zyrat e Gjendjes Civile në kryeqytet janë mbyllur. Shërbimet e tyre do të merren online.

Edhe Ministria e Brendshme ka pezulluar të gjitha aplikimit e qytetarëve që duan të pajisen me karta identiteti dhe pasaporta biometrike. Shumica e këtyre shërbimeve do të kryhen online.

Sakaq Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pezulluar takimet me familjarët e personave që qëndrojnë të izoluar në burgjet e vendit. Mësohet se në  ambientet ku më herët zhvilloheshin takime do të instalohen video-projektor që të afërmit të kenë mundësi të komunikojnë me të burgosurit.