U lind në fshatin Gegehysen të Tropojës më 3 Mars 1918.Trashigoi nga të parët e farefisit,gjyshi dhe baba i tij, ndjenjën e fuqishme të atdhetarizmit e patriotizmit që nga Islam Demushi apo Islam Pasha siç e quante populli, një nga prijësit popullore në mbrojtje të trojeve shqipëtare, pjesmarrës i Lidhjes Shqipëtarë të Prizërenit, i cili në zbatim të vendimeve të saj më 6 shtatore 1878 udhehoqi mr Qerim e Col Selinë e Geghyseni forcat kryengritëse në aksionin e Gjakovës ku rrethuan, sulmuan, asgjësuan dhe shpartalluan forcat e ushtrisë Turke të strehuar në sarajet e Abdullah Pash Drenit, duke vrarë komandantin e tyre Mehmet Ali Pashën (Maxharr Pashën).
Gjyshi i tij Zenel Ahmet Demushi ish pjesmarrës i luftës për mbrojtjen e trojeve shqipëtare të Plave-Gucise në betejën e Nikshiqit në dhjetore 1879, ku morën pjesë nga Geghyseni mbi 40 vetë, në përbërje të forcave te Malcise se Gjakovës të cilit i shpartalluan keqas forcat Malazeze të komanduara nga Mark e Teudor Milani.
Baba i tij Uk Zenel Demushi ish bashkeluftare i Bajram Currit që luftoi në Shkup, Kosovë, Krumë e në Durrës. Ish pjesmarrës në Revolucionin Demokratik të Qershorit 1924.
Vetë Brahim Demushi i mobilizuar ushtar nga Italia pas pushtimit të Shqipërisë, në repartin e saj(baterin e mortajave-topave 75/13mm të grupit “Skenderbeg”) të Regjimentit 753 të artelierise se ushtrisë Italiane. Në ushtri kreu detyrën e komandantit të topit 75/13 mm, më të cilin ka bërë mbulimin më zjarr të forcave Shqipëtarë në tërheqje nga fronti i Kamenicës se Korçës, gjatë luftës Italo-Greko duke i siguruar ato pa dëmtime. Ka qenë një nga organizatorët e dezertimit të forcave shqipëtarë të kësaj baterie nga ushtria Italiane në nëntorë 1940 bashkë me Brahim Halil Buçpapaj, për të mos u berë mish për top për Italianët kundër Grekëve për çka vunë në dijeni komandantin e baterisë Dibranin Toger Siri Strazimiri i cili i përkrahu në këtë vendim që morën.
Në arrati qëndroi një vit që nga 28.11.1940 deri 22.10.1941 dhe gjatë kësaj kohë ka marë pjesë në luftë kundër çetnikëve të Malit të Zi për mbrojtjen e trojeve shqipëtare te Plave Gucisë.
Gjatë luftës Nacional Çlirimtare ka jetuar në Pukë ku ka ndihmuar më strehim e ushqim forcat partizane e sidomos të brigadës 22-te sulmuese në pamundësi për pjesëmarrje aktive direkt në luftë për gjendje shëndetsore të renduar.
Baba ynë Brahim Uk Demushi ka qenë nje prind dhe edukator i shkëlqyer për ne, fëmijët e tijë si nëpërmjet fjales,mesimeve e këshillave për jetën, por edhe më shembullin personal si familjare i përkushtuar. Ai ka qenë nje arsim dashes e për këtë qëllim ka sakrifikuar gjatë gjith jetës bashkë me nanen tonë që ne gjashtë fëmijët e tyre të shkolloheshim, gjë që e kemi arritur më se miri ku katër jemi më arsim të lartë dhe dy më arsim të mesëm profesional. Në fëmijët e tyre kemi krijuar familjet tona dhe në tersi i kemi justifikuar sakrificat e tyre.
Baba, Brahim është ndarë nga jeta mr 20 Korrik 2011 në moshën 93 vjeqare në qytetin Bajram Curri. Ai gjatë jetës së tijë ngjarjet në Kosovë nën rregjimin Serb i ka përjetuar më dhimbje të madhe, ashtu siç e ka përjetuar masakrën e Tivarit të vitit 1945 ku u asgjësuan mbi 4000 djem e burra të Kosovës nga rregjimi Titist. Ishte dëshmitarë i torturave ndaj tyre kur kaluan në kolonë në qytetin e Pukës të zhveshur, të zbathur, të rreckosur e pangrënë, por i pafuqishëm për ti ndihmuar. Më Gëzim të madhe lot ne sy prej gëzimi e priti çlirimin e Kosovës.
Ai ka gëzuar një rrespekt të veçantë jo vetëm në fshatin e tij Geghyseni por në tersi në të gjith rrthin e Tropojës sepse është shquar për ndershmëri, bujari, sinqeritet e drejtësi. Fakti që në përcjelljen mortore të tij dhe ngushëllimet pranë familjes janë evidentuar mbi dy mijë pjesmarrës tregon për respektin ndaj tij. Kjo pjesëmarrje ne na e ka lehtësuar dhimbjen e sot në këtë 100 vjetor të lindjes së tij e kujtojmë më s humë rrespekt e dashuri për çka bëri ai për ne bijet e bijat e tij e familjen në tersi si dhe të çështjes kombëtare në veçanti, ndaj krenohemi që ai ka qenë babai ynë e në bijët e bijat tij.
I përjetshëm qoftë kujtimi tij.
Zoti pastë mëshirë për shpirtin e tij!