Mediat ndërkombëtarë kanë pasqyruar gjerësisht protestën e mbajtur sot në Tiranë. Me titullin ‘Opozita shqiptare mbështet protestën anti qeveritare të Presidentit’, agjencia e lajmeve “Associated Press” shkruan se mijëra Shqiptarë u mblodhën të hënën kundër qeverisë së majtë duke iu përgjigjur kësisoj thirrjes së presidentit të republikës që e akuzon qeverinë se për shkelke të kushtetutës dhe për lidhje me krimin.

Ndërkohë gazeta prestigjioze amerikane “The New York Times duke iu referuar agjencisë AP shkruan  protesta e Ilir Metës u mbështet nga opozita e cila kërkon zgjedhje të reja për të zgjidhur krizën politike.

Nyt

Ndërkohë gazeta tjetër amerikane “Washington Post” duke iu referuar agjencisë së lajmeve AP shkruan se Presidenti Meta e akuzon qeverinë socialiste të Edi Rames se ka shkelur kushtetutën e vendit duke tejkaluar fuqitë e saj, si dhe për marrjen e kompetencave të tij duke emëruar kandidatët për gjashtë vendet e lira në Gjykatën Kushtetuese prej nëntë personash.

Whashingto

Sipas “Washington Post”, Trazirat politike vijnë ndërsa kombi Ballkanik me afro 3 milion banorë ka miratuar reforma me shpresën për të marrë një dritë jeshile për të filluar bisedimet e anëtarësimit në BE. Që nga marrja e postit tre vjet më parë Meta, ish-drejtuesi i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, një grupim i vogël i krahut të majtë tani në opozitë, ka qenë gjithnjë një kundërshtar i zëshëm i qeverisë nënvizon Washington Post.