Pse Shqypni po ma kthen shpinën

Pse kaq keq je mashtruar?

Pse me horra miqësi lidhe?

Ata na vranë e na masakruan.

 

A s’i njeh vallë bijtë e shkinës

Pse me ta don me u vllaznue

.. Larg-o duart nga zuzarë që vrasin tinëz

Se këta janë të lindur me tradhëtue

 

Po na vijnë lajme të ftohta

Që po në bëjnë dimrin me dimër

Me një Mini Shengen te shpikur

Beso fare këto nuk na shtien frikën

 

Mos u ngut, moj nënë zonjë!

Mos u beso atyre që i marrtë mordi

Ata e kanë vendin e parë në botë

Gënjen shumë klyshi i moskovit…

-Nga Gjermania, Shkurt 2020-