Në sajtin me titullin “European Best Destination” më shumë se gjysmë milionë njerëz ka votuar për Budapestin.

Kryeqyteti i Hungarisë ka fituar titullin e destinimit më të mirë evropian për 2019-n, kur është fjala për vendet më të mira për udhëtime nëpër Evropë.

Ky sajt tashmë dhjetë vjet rregullisht bën hulumtime të këtilla dhe ndër eksperimentet e turizmit mban besueshmërinë e tij.

Budapesti është një nga ato qytete që duket se lë një shenjë tek të gjithë ata që e vizitojnë atë.

Ka gjithmonë diçka për të parë, diçka që do t’ju tërheqë. Në dimër shumë turistë e zgjedhin Budapestin edhe pse është një qytet me një klimë shumë të ftohtë.

Atyre të cilët kanë pasur rastin ta vizitojnë Budapestin, aq më parë nëse vizitën e kanë bërë gjatë periudhës me mot të mirë dhe kanë pasur mundësi të qëndrojnë disa ditë, është e qartë përse mu ky qytet, krahas gjithë Evropës, ka fituar titullin e lakmuar.

Të gjithë juve të cilët ende nuk keni qenë në Budapest, po ju prezantojnë disa fakte në galeri: