Chelsea mposhti Tottenham-in me rezultatin 2-1 në derbin e Londrës. Franck Lampard triumfoi përballë ish-trajnerit të tij Mourinho në një sfidë që vlente për  zonën Champions.

Olivier Giroud kaloi në avantazh blutë në minutën e 15-të. Me fillimin e pjesës së dytë Marcos Alonso dyfishoi shifrat.

Në fundin e ndeshjes, ishte mbrojtësi Rudiger i Chelsea, që shënoi në portën e tij, duke bërë që sfida të përfundojë me rezultatin e ngushtë 2-1.

Chelsea u ngjit në kuotën e 44 pikëve, duke thelluar diferencën me 4 pikë më shumë se Tottenham.