Dhjetorit të 2017-s), u zbuluan gjurma fosilesh mikroorganike që datojnë nga 3,5 miliarda vjet dhe nënvizuan se jeta në tokë mund të ketë filluar akoma më parë. Me teknologji të re (spektometri) u erdh në përfundim se nga njëmbëdhjetë mostra, pesë kanë ngjashmëri me këto të sotshmet.

Ky zbulim i Akademisë Amerikane të Shkencave (Proceedings of the National Academy of Sciences of the United States of America), si dhe raportimet në revistën britanike “Nature” për zbulimin e shenjave potenciale të jetës që datojnë në 3,95 miliardë vjet, janë (shenjat më të vjetra gjer më tani, por që mbeten për t’u konfirmuar, janë kolosale por që në vet brendinë e vete nuk ka asgjë të re përveç ca supozime por edhe ca prova materiale si dhe mundësisë së jetës pa oksigjen. Sa do i madh që është ky zbulim, nuk ka të bëjë në asnjë mënyre me trajtimin e drejtë të jetës mbi tokë, për më tepër se çon nga besimi se jeta filloi dikund në tokë duke harruar se lashtësia e mikroorganizmave duhet të kërkohet në ujë. Jeta iu dha tokës sonë në ujë dhe zbulimet sporadike sa të jenë perfomante por jo të ndërlidhura me ujin, janë hipoteza për lashtësinë e jetës. Një vlerësim i pasaktë shkencëtarëve të Akademisë është kur ata supozojnë se jeta mund të ketë filluar më herët akoma. Kushtëzimi apo hamendja se « mund …», nuk qëndron me vet faktin se provat e pakontestueshme rrjedhin nga mostrat të cilat jetojnë pa oksigjen e kjo vetëm sa e përforcon shpjegimin tim mbi qeniet që nuk kanë nevojë për elemente të njëjta për të ekzistuar. Në këtë kontekst hyn absurditeti i materialistëve, ekstremit primitiv materialist dhe ateistëve që insistonin (dhe insistojnë) në ekzistencën e vetëm botës që e “shohim dhe e prekim”.

Supozimet e gjertanishme që vinë e shpeshtohen e të cilat hyjnë në rangun e teorive të besueshme në qarqet shkencore dhe naive, kalojnë në grupin e hipotezave të pavlera. Është e rëndësisë së dorës së parë t’i kthehemi e të shqyrtojmë të kaptinën « Enbija », ajeti 30 në të cilin thuhet qartazi se jeta filloi në ujë. Nuk kemi asnjë dyshim se të gjitha rrugët shkencore çojnë në zbërthimin e çështjes së fillimit të jetës në tokë e në ujë, ndoshta edhe në thellësitë më ekstreme ! 

  1. »Enbija“ është kaptinë ku flitet kryesisht për argumentet e Zotit që na i ka dhënë si udhë rrëfim, andaj ajetin 30 duhet të marrim me seriozitetin më të madh dhe si bazë për hulumtime të reja dhe të vazhdueshme)
  2. Gjallesat, qofshin grupe a nëngrupe ose plotësisht individuale, të gjitha llojet në bazë kanë të përbashkët jetën e cila është me zgjatje të caktuar dhe llojet janë të paraprirë të zhvillohen detyrimisht brenda asaj për çka janë të lindura. Asnjë nismë tjetër jete nuk do të evoluoj në njeri. Seleksionimi natyror e performon llojin por nuk i jep mundësinë e metamorfozës jashtë kornizave të strukturës fillestare. Forma e evolucionit është po ashtu pjesë për studim por pa kontura të formuara në baza bindjesh të aspekteve të ndryshme që bëjnë pjesë në teoritë darwiniste dhe të ngjashme).
  3. Paradoksi i ndarjes ose imtësisë së pafund : qeliza, ndarja imagjinare gjer në pakufi dhe a ishte (është) ky pakufi më në fund shpirti ose pjesa më e vogël e një gjëje a ishte kjo që e shtyri njeriun të « zbuloj » hiçin dhe nga këtu teoria banale e krijimit nga hiçi, nga asgjëja. E mu ky « hiç“ a është gjeja më e madhe, shpirti, gjeneratori dhe motori i krejt asaj që e shohim, dëgjojmë e prekim, e nuhasim…