Ngacmimi (bullizmi) është një problem i madh në të gjithë botën me pasoja të rënda për jetën e nxënësve. Ky punim shqyrton aspektet e ndryshme të paraqitjes së ngacmimeve dhe ekspozimin e nxënësve ndaj tyre në shkollë. Gjithashtu, bazuar në testin PISA 2018, punimi dNntë fokusohet se si ngacmimi shoqërohet me karakteristikat e nxënësve  dhe të shkollës. Po ashtu ekzaminon sesi lidhet ekspozimi i nxënësve ndaj ngacmimit me përformancën e tyre në leximi, tek qëndrimet e nxënësve ndaj ngacmimit, mirëqenies së nxënësve dhe klimën shkollore.

 

BULLIZMI SI PORBLEM DHE FORMAT E SHFAQJES SË TIJ

Si gjithkund në botë edhe në Kosovë ngacmimi në shkollë paraqet njërin nga problemet me të përditshme me të cilat hasin nxënësit tonë. Kjo problematikë është aq pak e studiuar tek ne dhe aq pak e përcjellur me masa parandaluese saqë ndodhë, sikurse  në artikullin e para disa ditësh në ‘Koha ditore’, që në lidhje me problemin gazetarët, zyrtarët shtetërorë por edhe hulumtuesit shfaqin një mosnjohje të thellë të problemit apo, në rastin më të mirë, neglizhimin total të problemit të ngacmimit në shkollë apo, siç kam dëshirë ta quaj në mënyrë më precize, keqtrajtimin fizik dhe psikologjik.

Meqenëse problem nuk është anësor dhe minor në përmasat e përhapjes së tij në shkollat tona dhe sidomos në mes nxënësve, më poshtë do të paraqes të dhënat shqetësuese të problemit të cilat janë identifikuar në testin e PISA-s 2018.

Sipas analizave të dala nga testi i PISA-s, ku siç dihet kanë marrë pjesë afro 6000 nxënës kosovarë të moshës 15 vjeçare, del se ngacmimet në shkollë (bullizmi) është një fenomen shumë i përhapur dhe, në mënyra të ndryshme, paraqitet dhe manifestohet thuaja tek të gjitha shtresat e nxënësve por në mënyra të ndryshme dhe në kategori të ndryshme rrethanore.

Për ta kuptuar bullizmin (ngacmimin) duhet së pari ta kuptojmë termin në fjalë i cili ka një përfshirje shumë të gjerë në të gjitha sistemet shkollore në botë. Përkufizimi më i përhapur në botë në lidhje me bullizmin (ngacmimin, keqtrajtimin e vazhdueshëm) është ai që këtë fenomen e konsideron si Veprim/e që përsëritet/n në mënyrë të vazhdueshme drejtpërdrejt (ose nëpërmjet burimeve kibernetike) nga një individ ose grup individësh me qëllim të dëmtimit fizik, verbal, shoqëror (emocional) dhe psikologjik të një personi apo një grup personash. Pra, parë nga definimi që mbizotëron në botë, në kuadër të bullizmit nuk mund të përfshihen rrahjet apo konfliktet e rastësishme që ndodhin në mes nxënësve por veprimet e vetëdijshme e sistematike që zhvillohen në mënyrë të vazhdueshme dhe të qëllimshme ndaj viktimës.

Që t’i kthehemi temës bazë, në testin e PISA, një pjesë e testit të kryer ka përfshirë edhe një sërë pyetjesh me të cilat është tentuar të nxirren të dhëna mbi përhapjen e këtij fenomeni edhe në Kosovë. Nga të dhënat që do t’i analizojmë më poshtë del se as nxënësit kosovarë nuk janë ndryshe nga nxënësit tjerë në botë dhe, bile, në disa aspekte, qëndrojnë edhe më keq.

Sipas të dhënave nga OECD, 23% të nxënësve kanë deklaruar se janë ngacmuar apo keqtrajtuar në mënyra të ndryshme, së paku disa herë në muaj. Në anën tjetër, është karakteristike së nxënësit të cilët janë deklaruar se ngacmohen rregullisht në shkollë, gjithashtu janë deklaruar se ndihen të mërzitur,  të frikësuar dhe të pakënaqur me shkollën dhe me jetën në shkollë.

Por të dalim te rasti i Kosovës. OECD në testin e saj kishte përgatitur opsione të cilat kishin për qëllim që të hetojnë përqindjen e përgjithshme të nxënësve që ngacmohen në shkollë dhe brenda kësaj përqindjeje të nxjerr se cilat lloje të ngacmimeve ushtrohen më shumë ndaj tyre dhe në cilat përmasa. Më poshtë do të sjellim disa nga të gjeturat dhe një analizë sociologjike që mund të prodhohet nga të gjeturat e përmendura.

OECDnë testimin e saj ka vendosur këto deklarime me të cilat e ka kryer testimin në lidhje me ngacmimet në shkollë (bullizmin): 

A: Ngacmohem vazhdimisht; 

B:  I nënshtrohem cilitdo akt të ngacmimit; 

C: Më lënë anash qëllimshëm; 

D: Përqeshëm nga shokët e klasës; 

E: Kërcënohem nga të tjerët; 

F: Nxënësit tjerë m’i marrin gjerat e mia personale apo i shkatërrojnë ato; 

G: Jam rrahur apo gjuajtur anash nga nxënësit e tjerë; 

H: Të tjerët përhapin thashetheme e fjalë të këqija për mua.

 

Nga përgjigjet e dala në total del se në Kosovë 8% të nxënësve keqtrajtohen apo ngacmohen në baza ditore dhe, bazuar nga numri i përgjithshëm i nxënësve të moshës 15 vjeçare në Kosovë (rreth 31 815), atëherë del se në vend, rreth 2560 nxënës të kësaj moshe specifike, i nënshtrohen ngacmimeve të këtij lloji çdo ditë. Për dallim nga nxënësit që trajtohen keq në baza ditore, nga testi i PISA-s dalin edhe të dhëna për grupe të tjera nxënësish të cilët trajtohen keq në baza javore ose mujore. Më poshtë do të shohim në mënyrë grafike se cilat janë përqindjet dhe llojet e ngacmimeve në të cilat hasin nxënësit e shkollave tona bazuar në periudhat kohore.

Nga grafikoni që shihet më lartë mund të shohim se rreth 41% të nxënësve të testuar kosovarë kanë deklaruar se kurrë ose gati kurrë nuk kanë përjetuar cilindo lloj të ngacmimit ndërsa që 28% prej tyre i janë nënshtruar ngacmimeve të ndryshme disa here në vit. Në anën tjetër disa here në muaj janë ngacmuar në mënyra të ndryshme saktësisht 19% ndërsa që një apo më shumë here në javë janë ngacmuar diku 13% të numri të përgjithshëm të nxënësve. Nga numri i tërësishëm i nxënësve të testuar dhe të cilët gjatë vitit shkollor kanë përjetuar cilindo lloj të ngacmimit mund të konstatojmë se rreth 3400 nxënës të të dy gjinive kanë përjetuar një formë të këtij fenomeni. Më shqetësuese, si gjithmonë, është pjesa e nxënësve të cilët ngacmohet në mënyra të ndryshme një here apo më shumë herë në javë dhe ky numër, nga rreth 5700 të testuarit nga Kosova, është 735 nxënës. Nëse përqindjen e aplikojmë në popullacionin e tërësishëm të nxënësve të kësaj moshe atëherë del se 4105 nxënës ngacmohen një apo më shumë here në javë. Sigurisht që nëse këtë përqindje e shpërndajmë edhe në moshat e përafërta atëherë, sigurisht që përqindja dhe numri do të pësojë rritje por ne, për qëllime besueshmërie,  do të kufizohemi vetëm brenda moshës së përcaktuar nga OECD, d.m.th. do të kufizohemi në nxënësit kosovarë që në vitin 2018 kishin mbushur moshën 15 vjeçe.

Lenia anash me qëllim apo moslejimi I pjesëmarrjes në aktivitetet ditore, sportive e lojëra është një nga format tjera të bullizmit që i shqyrton PISA. Nga të dhënat e mbledhura në lidhje me ketë indikator të bullizmit (ngacmimit), është vërejtur se 56% të nxënësve nuk ndihen të lënë pas dore në asnjë rast ndërsa që disa here brenda vitit janë ndier të anashkaluar me qëllim rreth 26% të tyre. Se anashkalohen disa here në muaj janë deklaruar 12.9% ndërsa që këtë ndjenjë të lënies pas dore, një apo disa here në javë, e përjetojnë 5% të nxënësve. Nga analiza numerike del se 13998 nxënës e kanë përjetuar këtë lloj ngacmimi në periudha të ndryshme të vitit shkollor por brenda frekuencave të ndryshme të përsëritjes së tyre. Shqetësuese gjithmonë është pjesa e cila e përjeton këtë lloj ngacmimi disa here në muaj apo një apo disa herë në javë. Përqindja e përgjithshme e këtij grupi është 18% dhe, shndërruar në numra, del se ndihen të lënë pas dore, në mënyrë sistematike, 5726 nxënës të moshës 15 vjeçe. 

Përqeshja e shokëve të klasës është një nga format e shpeshta të manifestimit të bullizmit në shkollat tona. Kjo formë të ngacmimit është, megjithatë, më e rrallë se dy format e paraqitura më lartë por, gjithsesi, nuk është formë të cilën duhet ta neglizhojmë dhe të mos merremi me të. Derisa 72% të nxënësve janë shprehur se nuk janë përqeshur asnjëherë gjatë vitit nga shokët e vet, rreth 17% janë shprehure se, megjithatë, këtë lloj trajtimi e kanë përjetuar disa herë gjatë vitit. Se kanë qenë viktima nga ky lloj trajtimi disa herë në muaj deri në disa here në javë janë deklaruar 10.2% të numrit të përgjithshëm të nxënësve. Nëse i krahasojmë të dhënat e mëhershme, del se përqeshja është më e rrallë në shkollat tona se në shkollat e disa vendeve të rajonit apo edhe të ekonomive që kanë marrë pjesë në PISA.

 

Kërcënimet e  llojeve të ndryshme, gjithashtu, janë një formë e ngacmimeve në shkollë dhe, edhe ky fenomen, ka një shtrirje bukur shqetësuese. Sipas të dhënave që dalin nga testi i PISA-s, janë rreth 23 % të nxënësve të moshës 15 vjeçare të cilët kanë deklaruar se qoftë disa herë në vit, qoftë disa herë në muaj apo edhe brenda jave janë kërcënuar nga shokët e vet të shkollës. Sipas të dhënave del se 77% të nxënësve kanë deklaruar se kurrë ose gati kurrë nuk janë kërcënuar që, për rastin, është një e dhënë  e mirë. Të tjerët, pra nxënësit që janë kërcënuar në një formë apo në tjetrën, 12.9% kanë deklaruar se janë kërcënuar disa herë në vit, 7.8% disa herë në muaj dhe 2.3% një herë apo disa herë në javë. Në këtë aspekt, më të rrezikuar dalin pjesa e dy përqindjeve të fundit të cilët mund të bartin pasoja të menjëhershme apo të mëvonshme psikologjike dhe në krijimin e karakterit. Nëse i paraqesim në mënyrë grafike këto të dhëna, grafikoni do të dukej kështu:

Gjithashtu , shkatërrimi apo marrja me dhunë e gjërave personale të nxënësve të ngacmuar është një nga mënyrat e përdorura për t’i ngacmuar apo keqtrajtuar ata nëpër shkollat tona. Fenomeni gjithashtu është i lokalizuar nga një numër thuaja i njëjtë i nxënësve sikur në llojet tjera të ngacmimeve por dallon për një përqindje pak më të theksuar. Nga rezultatet statistikore mund të kuptojmë se 25.3% e nxënësve të testuar i nënshtrohem këtij lloji maltretimi nga disa herë në vit deri në disa herë në javë. Se nuk kanë përjetuar kësi lloj ngacmimi dhe trajtimi janë deklaruar 74.4% të nxënësve. Është interesante se numri i nxënësve të cilëve iu është shkatërruar pasuria personale nga disa herë në muaj deri në disa herë në javë është më i madh se numri i nxënësve që janë kërcënuar nga bashkëmoshatarët e tyre.

 

Edhe kur është fjala për rrahjet statistikat flasin thuaja njësoj. Rreth 75% të nxënësve kanë deklaruar se kurrë ose gati kurrë nuk janë qëlluar apo nuk janë shtyrë nga moshatarët e tyre. Mirëpo, sipas të dhënave, këtë formë të ngacmimit e provojnë disa herë brenda vitit 13.8 të nxënësve derisa disa herë në muaj apo një herë deri disa herë në javë keqtrajtohen 8.1%, përkatësisht 3.4% të numrit të përgjithshëm të nxënësve të testuar në vitin 2018. 

Shpifja apo krijimi i thashethemeve të rrejshme gjithashtu është një mënyrë të cilën e përdorin 15 vjeçarët për t’i dëmtuar psikologjikisht dhe moralisht bashkëmoshatarët e tyre në shkollat tona të mesme të ulëta dhe të mesme të larta. Nga ajo që mund të hetojmë nga deklarimet e nxënësve, kuptojmë se 30.4% të nxënësve ballafaqohen me një formë të tillë të ngacmimit nga moshatarët e tyre në baza vjetore, mujore apo javore. Në këtë kuadër duhet të ceket se pjesa më e rrezikuar e këtyre nxënësve janë ata të cilët se paku njëherë apo disa herë në javë ballafaqohen me një situatë të tillë. Sipas atyre që mund të gjejmë në gjetjet e OECD, del se 5.4%  të numrit të përgjithshëm të nxënësve ballafaqohen në baza javore me këtë problem derisa pjesa tjetër i nënshtrohen këtij lloji ngacmimi më rrallë. Parë në mënyrë grafike, diagrami i shpifjeve dhe i thashethemeve do të dukej kështu:

EDHE DISA GJETJE INTERESANTE NË LIDHJE ME DISA ASPEKTE TË SHFAQJES SE BULLIZMIT

Aspekti i ngacmimeve në shkollë ose i bullizmit, është shqyrtuar edhe në aspekte të ndryshme për të konstatuar rrethanat e ndryshme dhe për t’i gjetur arsyet dhe shkaqet e ndodhjes se këtij fenomeni por, gjithashtu, për ta parë incidencën e ndodhjes së fenomenit në grupe specifike të nxënësve.

Aspekti i parë që është shqyrtuar në analizën e bërë është ajo se cila është përqindja e përgjithshme e nxënësve që i vijojnë mësimet në shkollat ku ndodhë një lloj i veçantë i ngacmimit. Bazuar në tabelën OECD t006, shohim se në shkollat kosovare ku nxënësit i nënshtrohen cilitdo lloj të ngacmimit, i vijojnë mësimet 31.9% e nxënësve ndërsa në shkollat ku nxënësit i nënshtrohen ngacmimit të paktën disa herë në muaj mësimet i vijojnë 5.6% të popullacionit të përgjithshëm të nxënësve të moshës 15 vjeçare. Gjithashtu është konstatuar se në shkollat ku 25% deri 50% të nxënësve  iu nënshtrohen ngacmimeve (bullizmit) së paku disa herë në muaj, i vijojnë mësimet 67.9% të tërë popullacionit të nxënësve. Në anën tjetër në shkollat ku 10% deri 25% të nxënësve deklarohen se janë ngacmuar së paku disa herë në muaj i vijojnë mësimet 22.4% nga i tërë numri i nxënësve të testuar. Nga shifrat del se 4.1% nga tërë popullacioni i 15 vjeçarëve i vijojnë mësimet në shkollat në të cilat 10% ose më pak të nxënësve janë deklaruar se janë ngacmuar së paku disa herë në muaj.

Në aspektin gjinor, nga 70% të nxënësve që janë deklaruar se janë ngacmuar se paku disa herë në muaj,proporcioni gjinor del se është 36.3% për djemtë dhe 27.7% për vajzat.  Ndërsa bazuar në gjendjen ekonomike të nxënësve, nga rezultatet e dala, të dhënat tregojnë se nga 70% të nxënësve që kanë përjetuar ngacmime, 32.2% janë nxënës nga shtresat e varfra ndërsa që 27,6% prej tyre u përkasin shtresave në gjendje të mirë ekonomike.

Sa i përket shpërndarjes se ngacmimeve në nivelet shkollore, shkolla e mesme e ulët dhe shkolla e mesme e lartë nuk qëndrojnë larg njëra tjetrës. Kështu, sipas përgjigjeve të nxënësve, ka dalë se në shkollat e mesme të ulëta, nga 70% të të ngacmuarve, vijojnë mësimet 34.2% e nxënësve derisa në shkollat e mesme të larta 31.2% prej tyre derisa pjesa tjetër e nxënësve nuk janë deklaruar. 

Interesante është edhe elementi i shpërndarjes së ngacmimeve ndaj nxënësve që kanë treguar rezultat të mirë në lexim dhe atyre që nuk kanë treguar rezultat të mirë. Në këtë ndarje mund të shohim se ngacmimet janë më shumë të shprehura ndaj atyre nxënësve që në testin e PISA-s kanë treguar rezultat më të dobët dhe thuaja, përgjysmë më pak, ndaj atyre që kanë treguar rezultat të mirë. Kjo tregon se shpesh ngacmimet orientohen ndaj personave që janë më të dobët në cilindo aspekt, ndaj atyre që janë më të dobët fizikisht, që janë më të dobët në mësime apo ndaj atyre nuk kanë ndonjë lloj të mbrojtjes fizike (fëmijë e vetëm, pa prind etj.).

 

BULLIZMI BAZUAR NË ASPEKTIN SOCIO-EKONOMIK, VENDNDODHJEN DHE TIPINE SHKOLLAVE 

OECD në testimin e vet ka pyetur nxënësit e testuar edhe për aspektet socio-ekonomike,vendndodhjen dhe tipin e shkollës. Pra OECD është përpjekur të hetojë dhe të vë në pah se në ç’baza, bazuar në aspektet që i përmenda, ndodhë dhe përhapet ngacmimi në shkollë. Më poshtë do t’i analizojmë të dhënat e përmendura që të shohim se në çmasë ndikojnë faktorët e ndryshëm në përhapjen e bullizmit nëpër shkollat tona. 

Bazuar në gjendjen socio ekonomike të nxënësve dhe shkollave, sipas përgjigjeve të dhëna nga nxënësit, mund të konstatojmë se sa më e ngritur të jetë shkolla dhe nxënësit në aspektin socio-ekonomik, aq më e paktë është shfaqja e ngacmimeve tek nxënësit. Sipas të dhënave që do t’i paraqesim në tabelën e mëposhtme:

 

Profili socio-ekonomik i shkollës dhe bullizmi
Shkollat jo të avancuara në aspektin socio ekonomik Shkollat mesatare në aspektin socio ekonomik Shkollat avancuara në aspektin socio ekonomik Diferenca

Shkollat e varfra – shkollat e pasura

% Gabimi standard   % Gabimi standard   % Gabimi standard   % dif. Gabimi standard  
35’2 (2’0) 33’1 (1’0) 26’3 (1’6) -8’9 (2’6)

 

Mund të shihet se përhapja e nxënësve që kanë përjetuar ndonjë lloj të ngacmimit së paku disa herë në muaj është më a madhe në shkollat që vijnë nga viset që socio-ekonomikisht qëndrojnë më keq në krahasim me shkollat tjera. Gjithashtu me një ndryshim të vogël, kjo normë vije dhe zvogëlohet për një masë të vogël në shkollat që konsiderohen mesatare, ku përqindja është 33.1% ndërsa që përqindja zvogëlohet dukshëm në shkollat me gjendje më të mirë socio-ekonomike. Kjo tregon se faktori i statusit pasuror dhe statusit social ndikon në mënyrë të vërejtshme në prirjen e nxënësve për të ngacmuar bashkë moshatarët e tyre apo për t’u ngacmuar nga të tjerët.

Edhe aspekti i vendndodhjes së shkollave është një faktor që ndikon në incidencën e shfaqjes së bullizmit në mes të nxënësve. Në këtë kuptim, sipas asaj që kanë dhënë nxënësit si përgjigje në testin e PISA-s, mund të kuptojmë se në shkollat e viseve rurale e më pak të urbanizuara tendenca për ngacmim në shkollë është më e madhe. Po kështu kjo tendencë shënon një ulje të vogël në vendbanimet që mund të përkufizohen si fshatra tëurbanizuara dhe qytete deri në 100 000 banorë. Krejt në fund,  mund të shihet se shkollat urbane, pra vendbanimet me më shumë se 100000 banorë, paraqitjet e ngacmimeve kanë incidencë më të vogël të shfaqjes. Sipas të dhënave të mbledhura, në shkollat e fshatrave (3000 dhe më shumë banorë) kanë ndodhur pjesa më e madhe e ngacmimeve për muaj me gjithsej 33.9%. Kjo përqindje, në mënyrë të lehtë, bie në vendbanimet e urbanizuara (nga 3000 deri në 100000 banorë) dhe arrin masën 32.1% derisa, në qytetet e mëdha (mbi 100 000 banorë), përqindja bie tutje deri në 29.2%.Nga e tërë kjo mund të shohim  se diferenca fshat – qytet është -4.6% që në fokusin e përgjithshëm nuk luan ndonjë rol të rëndësishëm kur bëhet fjalë në përcaktimin e arsyeve dhe rrethanave.

Dua të ceki se edhe pse nxënësit në testimin e tyre janë pyetur edhe nëse shkolla e tyre është publike apo private, pjesa më e madhe e tyre kanë dhënë përgjigje se janë nga shkollat publike, për këtë arsye është e pamundur të nxirren të dhëna nëse ka ndonjë ndryshim në mes shkollave të tipave të ndryshëm në shfaqjen e ngacmimit (bullizmit). Sigurisht duke e ditur proporcionin shkollë publike- shkollë private, cilado përqindje nuk do të kishte rendësi shpjeguese dhe analitike.

 

REZULTATI I TESTIT DHE GJENDJA SOCIOEKONOMIKE E SHKOLLËS KARRSHI  INCIDENCËS SË SHFAQEJES SË NGACMIMIT

Duke e ditur faktin se pjesa më e madhe e nxënësve që keqtrajtohen apo ngacmohen në mënyra të ndryshme në shkollë, zakonisht janë nxënës me sukses jo të mirë në mësime, OECD, në testimin e saj është fokusuar për të parë se cili është niveli i arritshmërisë në lexim i nxënësve të cilët ngacmohen në shkollë. Është marrë për bazë vetëm arritshmëria në lexim sepse ky faktor paraqet më së mirë përformancën e përgjithshme të nxënësve në shkollë. Pa i marrë parasysh origjinën e shkollës dhe të nxënësit,është konstatuar se nxënësit që kanë 17 dhe më shumë pikë me pak se mesatarja në test, zakonisht janë masa mëe ngacmuar në shkollë.

Meqenëse është marrë parasysh vetëm numri i nxënësve që janë ngacmuar ‘së paku disa herë gjatë muajit’ atëherë rezultate tregojnë se nxënësit që kanë përjetuar‘cilindo lloj të ngacmimit’ zakonisht kanë performancë më të dobët në lexim (para dhe pasi janë marrë për bazë kushtet ekonomiko-sociale) për -29,respektivisht -25 pikë. 

Nxënësit që‘janë anashkaluar apo janë lënë pas dore me qëllim’(para dhe pasi janë marrë për bazë kushtet ekonomiko-sociale) kanë manifestuar sukses me të dobët se nxënësit e pa ngacmuar për -18 respektivisht -14 pikë. 

Me rezultat të theksuar më të dobët në lexim kaq ndalur fëmijët të cilët në testin e PISA janë deklaruar se ‘përqeshen nga bashkëmoshatarët e tyre’. Sipas rezultateve të evidentuara nga OECD del se ky grup i nxënësve, varësisht nga tipi i shkollës prej nga vijnë, çalojnë në rezultatin e leximit nga -35 për grupin e pare deri në -31 për grupin e dytë të nxënësve. Gjithashtu edhe nxënësit që ‘kërcënohen disa herë në muaj’ kanë rezultuar se janë më të dobët në lexim për -48, respektivisht -42 pikë.

Po kështu nxënësit të cilëve iu rrëmbehen apo iu shkatërrohen sendet personale dukshëm janë më të dobët së nxënësit të cilët nuk kanë deklaruar se iu janë nënshtruar ndonjë lloji të bullizmit. Këta nxënës në lexim kanë fituar më pak pikë në masën -48 (për nxënësit më të varfër apo që vijnë nga shkolla më të varfra), respektivisht -42 pikë nxënësit që vijnë nga shtresat më të avancuar ekonomiko-sociale apo vijojnë mësimet në shkolla më të avancuara socio-ekonomikisht.

Aspak më ndryshe nuk qëndrojnë as  nxënësit të cilët janë deklaruar se ‘janë rrahur apo janë keqtrajtuar fizikisht’ nga moshatarët e tyre. Këta nxënës janë më të dobët për -48 pikë (grupi i parë i shkollave) apo për -42 pikë (grupi i dytë i shkollave). Nxënësit që kanë përjetuar që ndaj tyre janë shënuar ‘fyerje verbale apo janë ngritur thashetheme të ndyta”gjithashtu janë më të dobët në mësime. Ata kanë dalur më të dobët për -40 deri -35 varësisht nga klasifikimi socio-ekonomik i tyre apo i shkollova ku i vijojnë mësimet.

 

STATUSI SOCIOEKONOMIK I SHKOLLËS DHE ARRITJET MESATARE TË NXËNSVE QË IU NËNSHKTROHEN LLOJEVE TË NDRYSHME TË NGACMIMIEVE

Për ta hulumtuar ndikimin a faktorit socio ekonomik të shkollës (shkollat që kanë status socio ekonomik më të mire dhe më të dobët) në të arriturat mesatare të nxënësve që iu nënshtrohen ngacmimeve të klasifikuara nga OECD, kjo organizatë ka krijuar një variabël me të cilën i krahason shkollat sipas kriterit të renditjes kualitative ‘çereku i epërm-shkollat e renditura ne krye te listës për nga gjendja e mirë socioekonomike’ (ÇE) dhe ‘çereku i poshtëm- shkollat që qëndrojnë keq në aspektin socio-ekonomik’ (ÇP)d.m.th. se janë krahasuar arritjet mesatare të nxënësve të ngacmuar në mes të 25% të shkollave që janë radhitur më së poshtmi dhe 25% të shkollave që, në rangimin socio ekonomik,janë radhitur në 25%-shin e epërm të radhitjes së shkollave. Në këtë‘ aspekt mesatarja e pikëve të arritura në lexim nga fëmijët e ngacmuar me ‘çfarëdo ngacmimi’ nga nxënësit e shkollave tëÇPështë388 ndërsa e nxënësve të shkollave nga ÇE është322 pikë ndërsa që diferenca në mes të të dyja mesatareve është-65. Po kështu edhe mesatarja e nxënësve  të shkollave ÇP dhe shkolla të ÇE që‘ndihen të lënë anash qëllimshëm’është373 kundruall 334 me një diferencë prej -39 pikësh. Edhe nxënësit që‘ndihen të përqeshur‘në ÇP dhe ÇE kanë mesatare prej 365 dhe 328 me një diferencë prej-37 pikësh. po kështu të kërcënuarit në ÇP kanë mesatare prej 375 karshi të atyre të ÇE që kanë arritur mesatare prej 321. Diferenca e pikëve mes këtyre dy grupeve është-54.

Grupi i nxënësve të cilëve‘iu merren apo iu shkatërrohen gjërat personale’,varësisht se a i përkasin ÇP apo ÇE kanë shënuar mesatare prej 378pikëshrespektivisht 325 ndërsa që diferenca mes tyre është-53 pikë. Edhe nxënësit që‘rrihen apo keqtrajtohen fizikisht’ kanë mesatare prej376 në ÇP apo 320 në ÇE ndërsa diferenca e tyre është-56. Te grupi ndaj të cilëve ‘përhapen thashetheme dhe fjalë të këqija’ mesatarja në pikë është ÇP 385 dhe ÇE 324 kurse diferenca mes tyre është -61.

Nga ajo që shihet në grafikon, për çudi është vërejtur se nxënësit e ngacmuar e që vijnë nga shkollat e çerekut të poshtëm të radhitjes socio-ekonomike të shkollave, duket se kanë shënuar rezultate më të larta në testin e leximit krahasuar me moshatarët e tyre nga shkollat e çerekut të epërm të radhitjes socio-ekonomike të shkollave. Kjo tregon se nxënësit e varfër që keqtrajtohen dhe ngacmohen në shkollë,për diferenca që kapin përqindje deri në30%, janë më të mirë në lexim se nxënësit e pasur që kanë pësuar keqtrajtime të llojeve të ndryshme. Ky është një fenomen interesant i cili duhet t’i bëjë pedagogët dhe sociologët por edhe psikologët të merren me arsyet e një diference të tillë në mësime. Njëri ndër faktorët mund të jetë sociologjik dhe kjo mund të ketë të bëjë- ma atë se prindërit mund t’i përdorin lidhjet dhe statusin e tyre social që fëmijët e tyre t’i dërgojnë në shkolla më të zgjedhura apo që qëndrojnë më mirë por, siç shihet, kjo gjë nuk ka ndihmuar në suksesin e nxënësve. Tjetër fakt mund të jetë edhe ambienti i padurueshëm shoqëror që mund të krijohet për këta nxënës duke e marrë parasysh statusin e shkollës dhe profilin familjar të nxënësve. Për ta pasur më të çartë se si qëndron problematika e shtjelluar më lartë, po sjellim paraqitjen grafike të aspekti të testit të OECD-së:

ÇP ÇE Diferenca ÇE -ÇP
I nënshtrohem cilitdo akt të ngacmimit; 387 322 65
Më lënë anash qëllimshëm;  373 334 39
Përqeshëm nga shokët e klasës; 365 328 37
Kërcënohem nga të tjerët;  375 321 54
Nxënësit tjerë m’i marrin gjerat e mia personale apo i shkatërrojnë ato; . 378 325 53
Jam rrahur apo gjuajtur anash nga nxënësit e tjerë;  376 320 56
Të tjerët përhapin thashetheme e fjalë të këqija për mua 385 324 61

 

DISA ASPEKTE TË TJERA TË ANALIZIMIT TË BULLIZMIT NË SHKOLLAT E KOSOVËS

OECD gjatë testimin ka bërë përpjekje që t’i nxjerr edhe një varg faktorësh të cilët kanë të bëjnë me ngacmimet në shkollë por edhe me ndikimin në rezultatet mësimore të këtij fenomeni. Në lidhje me këtë drejtorëve të shkollave iu janë bërë dy pyetje qëllimi i të cilave ka qenë që të konstatohet cili është niveli i pengimit të procesit mësimor nga nxënësit që kryejnë lloje të ndryshme të bullizmit ndaj moshatarëve të tyre. Qëllimi i pyetjeve kishte të bënte te konstatoj se cili është perceptimi i drejtorëve në lidhje me ndikimin e pengimit të procesit mësimor që e shkaktojnë nxënësit që kryejnë akte ngacmimi apo frikësimi. Pyetjet kanë pasur për qëllimtë konstatojnë numrin e përgjithshëm të nxënësve në shkollat në të cilat drejtori është përgjigjur se nxënësit që ngacmojnë dhe frikësojnë e pengojnë procesin mësimor. Ta shohim tabelën e numrit të përgjithshme të nxënësve nëpër shkollat ku drejtorët kanë dhënë përgjigje të ndryshme në lidhje me nivelin e pengimit të procesit mësimor:

Përqindja e përgjithshme nxënësve në shkolla, drejtori i të cilave raportoi se mësimi pengohet në masën vijuese nga nxënësit që i frikësojnë ose i ngacmojnë nxënësit e tjerë
Aspak Shumë pak Deri në një farë mase Shumë
% S.E.   % S.E.   % S.E.   % S.E.  
39’4 (1’5) 53’4 (1’7) 1’5 (0’7) 5’8 (0’9)

Siç shihet në shkollat ku drejtorët kanë menduar se nxënësit që kryejnë akte ngacmimi dhe frikësimi nuk ndikojnë fare në procesin mësimor mësimet i zhvillojnë 39.4 të numrit të përgjithshëm të nxënësve. Në shkollat ku mësojnë 53.4% të numrit të përgjithshëm të nxënësve, sipas deklarimet e drejtorëve, pengimi i mësimit nga nxënësit bullista vërehet shumë pak. Drejtorët e shkollave ku i vijojnë 1.5% e të të gjithë nxënësve kanë deklaruar se mësimi ndikohet në masë të theksuar nga nxënësit qe kryejnë akte të frikësimit e të ngacmimit. Ndikimi i bullizmit në pengimin e procesit mësimor, sipas drejtorëve, ndodhë në shkollat ku i vijojnë mësimet 5.8% të nxënësve.

Në tabelën tjetër do të shohim se cila është përqindja e nxënësve të frikësuar apo të ngacmuar në shkollat në të cilat drejtorët e kanë përshkruar nivelin e pengimit të procesit mësimor nga nxënësit që i kryejnë aktet e ngacmimit dhe të frikësimit:

përqindja e nxënësve të ngacmuar shpesh në shkollat në të cilat bazuar ne raportet e drejtorëve mësimi pengohet në masën vijuese nga nxënësit që i frikësojnë ose i ngacmojnë nxënësit e tjerë
A. Fare B. Shumë pak C. Deri ne njëfarë mase ose mjaft B – A C-A
% S.E.   % S.E.   % S.E.   % dif. S.E.   % dif. S.E.  
7’3 (0’7) 9’2 (0’7) 9’6 (1’4) 1’8 (0’9) 2’3 (1’6)  

 

Shihet se përqindja e nxënësve të ngacmuar dhe të frikësuar në shkollat ku sipas drejtorëve ky fenomen s’ka fare ndikim është 7.3%, në shkollat ku 9.2% të nxënësve ngacmohen dhe frikësohen ndikimi i nxënësve që i kryejnë këto akte është shumë i paktë. Ne shkollat ku përqindja e nxënësve të ngacmuar është 9.6% nga numri i përgjithshëm ndikimi ne pengimin e mësimit është deri në njëfarë mase. 

Nga tabela del se sa më e madhe përqindja e nxënësve të ngacmuar dhe të frikësuar në shkolla, aq më i lartë është niveli i pengimit të procesit mësimor në ato shkolla. Kjo mund të shihet në rubrikat B-A dhe C-A.

Aspekt tjetër që është matur është edhe përqindja e paraqitjes së ngacmimeve dhe frikësimeve në shkollat të cilat kanë përbërje dhe përqindje të ndryshme gjinore. Kështu sipas të rezultateve është konstatuar se në shkollat ku ka 60 dhe më shumë përqind djem janë paraqitur më shumë se 40.9% të rasteve të ngacmimeve ndërsa që në shkollat që kanë në mes 40-60% djem-vajza janë shënuar 31.6% të rasteve. Interesante është se në shkollat ku 60% apo më shumë e nxënësve janë vajza, incidenca e ndodhjes së ngacmimeve  është 25.1% nga numri i përgjithshëm i tyre. 

Përqindja e nxënësve që kanë raportuar se janë ngacmuar disa herë në muaj, sipas këtyre karakteristikave të shkollave:
Përbërja gjinore e nxënësve të shkollave
A. Më shumë se 60% djem B. Në mes 40%-60% djem-vajza C. Më shumë se 60% vajza B – A C – A
% G.S.

 

% G.S.

 

% G.S.

 

% dif. G.S.

 

% dif. G.S.

 

40’9 (1’8) 31’6 (1’1) 25’1 (1’7) -9’3 (2’1) -15’8 (2’6)

Një analizë e këtyre të dhënave tregon se në shkollat ku ka më shumë djem ndodhin gati gjysma e rasteve të ngacmimeve dhe të frikësimeve ndërsa, sa më e madhe të jetë përqindja e vajzave në shkolla karshi djemve, aq më e vogël është paraqitja e rasteve e të bullizmit. Kjo tregon se djemtë, krahasuar me vajzat i kryejnë më shumë se 65% të akteve te frikësimit dhe të ngacmimeve. Në këtë kuadër duhet pasur parasysh edhe nivelin e gabimit standard që lëvizë deri në 2.6%.

OECD e ka analizuar edhe gjendjen emocionale të nxënësve të ngacmuar në mënyra të ndryshme. Për të prodhuar rezultate të dëshiruara OECD i ndanë nxënësit e ngacmuar në dy grupe të mëdha: Në grupin ‘Jo shpesh i ngacmuar’ (JSh) dhe ‘Shpesh i Ngacmuar’ (ShN). Për ta konstatuar gjendjen emocionale të këtyre fëmijëve prej tyre është kërkuar të përgjigjen në pyetjet (opsionet) në vazhdim:

  1. Ndihem gjithmonë i lumtur;
  2. Nganjëherë ose gjithmonë i lumtur;
  3. Ndonjëherë ose gjithmonë i mërzitur;
  4. I pakënaqur me jetën dhe
  5. Besimi në vetvete më ndihmon t’i kaloj vështirësitë.

Sipas përgjigjeve të dhëna del se numri më i madh i nxënësve pjesën më të madhe të kohës ndihen të lumtur në shkollë pa marrë parasysh se a ngacmohen shpesh apo me rrallë. Sipas të dhënave që dalin nga testi i PISA, 66.1% nga nxënësit JSh ndihen gjithmonë të lumtur karshi të 60.5 që nxënësve ShN të cilët, po ashtu, gjithmonë ndihen të lumtur. Janë përgjigjur se ‘nganjëherë apo gjithmonë janë të lumtur ’35.9 të JSh dhe 34.5% të ShN. ‘Të mërzitur ndonjëherë ose gjithmonë‘, sipas përgjigjeve, ndihen 38% të JSh dhe 40.1% të ShN. është një përqindje interesante e nxënësve të cilët janë shprehur‘i pakënaqur me jetën’ për të cilët shkolla dhe komuniteti duhet të kenë kujdes ngase paraqet pjesën më të rrezikuar të popullacionit të nxënësve në shkollat tona. Për këtë opsion janëpërgjigjur8% nga JSh dhe 9.1% nga ShN. Në përgjithësi, kur i thjeshtësojmë përqindjet, del fakti se ne duhet të kujdesemi për pjesën e nxënësve ku bëjnë pjesë rreth 10% nga numri i përgjithshëm dhe të cilët, pa përkrahje të duhur psikologjike dhe morale, e kanë vështirë t’i tejkalojnë pengesat dhe gjendjen e rëndë psikologjike në të cilën jetojnë dhe zhvillojnë jetën e tyre.

Interesante është se tek nxënësit tonë ekziston një shkallë e lartë e vetëbesimit në vete dhe kjo i bën ata të mundohen t’i tejkalojnë vështirësitë dhe pengesat në jetë. Në opsionin‘Besimi në vetvete më ndihmon t’i kaloj vështirësitë’ pozitivisht janë përgjigjur 91.8 nga JSh dhe 87.6% nga ShN. Ky fakt tregon se masa më e madhe e nxënësve të keqtrajtuar, të frikësuar apo të ngacmuar bëjnë përpjekje vetiake që t’i tejkalojnë problemet në shkollë. Megjithatë, vet përpjekja dhe iniciativat individuale të nxënësve shpesh janë treguar të pasuksesshme, prandaj të gjeturat këtu nuk duhet të mbesim vetëm fjalë në letër.

Duhet të cekim këtu që OECD ka nxjerra të dhëna edhe për ngacmimet kibernetike por, për arsye, për mua të panjohura, kësaj radhe nuk ka të dhëna për nxënësit kosovarë.

 

PËRFUNDIM

Nga testimi i PISA,sikur në çdo vend tjetër, edhe në Kosovë është vërejtur se ekziston fenomeni i frikësimit, ngacmimit dhe i keqtrajtimit sistematik të nxënësve nga bashkëmoshatarët e tyre. Është e domosdoshme që në sistemin tonë arsimor, sa më shpejtë që të jetë e mundur, të instalohen mekanizma mbrojtës të cilët iu ndihmojnë nxënësve të prekur që t’i tejkalojnë problemet me të cilat ata përballën çdo ditë në shkollë. Është konstatuar se vendet dhe shkollat që kanë iniciuar programe mbrojtëse, e kanë ulur në masë të mirë fenomenin në fjalë dhe kanë ndikuar që në mesin e komunitetit të nxënësve të instalohet ndjenja dhe kultura e mbrojtjes së bashkëmoshatarëve të tyre të keqtrajtuar. Gjithashtu, investimi në programe mbrojtëse do të mundësonte që fenomeni të vihej në kontroll institucional ashtu që të ndërpritej si proces ndërsa që fëmijët e prekur nga fenomeni të merrnin ndihmën e domosdoshme pedagogjike dhe psikologjike për këndelljen e tyre edukative dhe emocionale. Për fund po sjellim para lexuesve disa nga veprimet që propozohen nga dokumenti i UNESCO-s kundër bullizmit ((UNESCO, 2019, f. 48-54 [64]). Në këtë dokument propozohen këto veprime në nivele kombëtare dhe shkollore:

  • Ngritjen e vullnetit politik për të zhvilluar një kornizë politike për ta adresuar dhunën ndaj fëmijëve, përfshirë dhunën në shkollë;
  • Forcimin e bashkëpunimit midis sektorit të arsimit dhe një game të gjerë partnerësh;
  • Përqendrimi në krijimin e ambienteve të sigurta dhe pozitive në shkollë dhe në klasë;
  • Implementimi i programeve dhe ndërhyrjeve të bazuara në shkollë që bazohen në prova të efektivitetit;
  • Mbledhjen e të dhënave për dhunën në shkollë dhe ngacmimin, monitorimin e përgjigjeve në mënyrë sistematike;
  • Ofrimin e trajnimeve për mësuesit mbi dhunën në shkollë, ngacmimin dhe menaxhimin pozitiv të klasës;
  • Rinovimin dhe fuqizimin e angazhimit për të drejtat e fëmijëve dhe pjesëmarrjen nxënësve;
  • Përfshirjen e  të gjitha palëve të interesuara në komunitetin e shkollës;
  • Mbështetjen e nxënësve të prekur nga dhuna dhe ngacmimi në shkollë.

 

Kosova duhet të ndërmarrë masa të shpejta dhe unike, ashtu që ta përmirësojë ambientin në shkollë dhe në procesin mësimor. Kjo do t’i ndihmonte më shumë se 30% të nxënësve të prekur që ta përjetonin shkollën, jo si vend dhune dhe keqtrajtimi, por si vend të perspektivave të hapura drejt të ardhmes.

 

(Punimi është bazuar në të dhënat statistikore të botimit të OECD: ‘PISA 2018 Results (volume III)’)

I