Ballina Kosova Gjilani nderon atdhetarin Ramiz Tafilaj, me çmimin “IDRIZ SEFERI”!

Gjilani nderon atdhetarin Ramiz Tafilaj, me çmimin “IDRIZ SEFERI”!


From: Adem Lushaj
Sent: Monday, February 17, 2020 9:50:25 PM
To: Bota Sot <info@botasot.info>
Subject: Lutfi haziri ndanë…
Gjilani nderon atdhetarin Ramiz Tafilaj, me çmimin “IDRIZ SEFERI”!
Në përvjetorin e 12-të të Pavarësisë së Kosovës, Komuna e Gjilanit ka ndarë çmimin “IDRIZ SEFERI”, shqiptaro-amerikanit, Ramiz Tafiaj. 
Me rastin e pranimit të këtij çmimi, Ramiz Tafilaj është shprehur:
I nderuar Kryetar Haziri,
E nderuar Kryesuese e Kuvendit Komunal, znj. Kurteshi-Emini,
Përfaqësues tjerë të institucioneve të Gjilanit e Kosovës,
Jam më shumë sesa i nderuar që gjendem sot këtu dhe atë për disa arsyeje. Normalisht, se ndarja e cmimit “Idriz Seferi” jo vetëm se më nderon mua, por po ashtu më jep edhe përgjegjësi shtesë që të vazhdoj me punën vetmohuese të deritanishme në funksion të kauzës sonë kombëtare, dhe mbi të gjitha, në funksion të arsimimit dhe shkollimit të të rinjëve e të rejave tona që unë besoj pa asnjë mëdyshje se janë e ardhmja më e sigurtë e vendit tone.
Jam i nderuar sot para jush, po ashtu, për faktin që po shënojmë 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në një trevë të Kosovës, që shpeshëherë nuk e ka marrë meritën e duhur për sakrificën dhe për rolin e luajtur historikisht në të mire të shtetësisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Me e kremtu 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovë në Gjilan për mua është një lloj peligrinazhi që secili patriot i vërtetë do duhej të paktën njëherë në jetë ta bënte. E them këtë, sepse Gjilani është vend i rendësisë së vecantë të kauzës sonë kombëtare, jo vetëm ne aspektin historik, por edhe në atë për të ardhmen.
Gjilani është vatra e Idriz Seferit, kolosit të Karadakut dhe krejt shqiptarisë; është vatra e Mulla Idriz Gjilanit, klerikut që kombin e kishte para gjithëckaje tjetër; është vatra e Rexhep Malës, Kadri Zekës e Nuhi Berishës, që me vetsakrificën e tyre sollën rilindjen e herëshme kombëtare në Kosovën e ngërthyer nga kthetra jugosllave; është vatra e Xhavit Ahmetit, strategut dhe mendjehollit që nuk iu nda deri në vdekje Presidentit Historik Dr Rugova dhe rrugës për pavarësinë e vendit; është vatra e Agim Ramadanit, pishtarit të lirisë së Kosovës që ëndërrën tone të kahmotshme për thyerjen e atij kufiri famkeqë që ndanë vllaun nga vëlla, e bëri realitet për të gjithë gjeneratat tjera.
Po ashtu, Gjilani është një vatër e pashembulltë e një plejade të tërë figurash të cmuara e me relevance kombëtare në fushën e letërsisë, shkencës, kulturës. Gjilani, po ashtu është vatra më e zjarrtë e sportit në krejt Kosovën – i këtuhit është derbi më i madh në këtë rajon – ai në mes Dritës dhe Gjilanit në futboll.
Së fundi, Gjilani është vatra frymëzuese e ruajtjes së vlerave kombëtare dhe lidhjeve shqiptare në dy anët e kufirit si me Serbinë ashtu edhe me Maqedoninë. Gjilani është një lloj epiqendre gravituese për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe tani, pas hapjes së kufirit në Stanqiq, edhe për shqiptarët e rajonit të Kumanovës.
Andaj, e falëmnderoj Kryetarin Haziri për këtë nder që më ka bë që unë ta bëj sot këtë peligrinazh kombëtar në këtë trevë me vlera të posacme historike e kombëtare. E përshëndes po ashtu, kontributin e vet Kryetarit Haziri që tash e tri dekada nuk iu ka nda kauzës kombëtare dhe për këtë gjithëherë ka pasë përkrahjen e popullit. Politikani i mire është ai që në vazhdimësi e ruan përkrahjen e popullit. Andaj, unë jam i lumtur që Gjilani dhe Kosova ka një lider si z. Haziri. Jam më shumë se i lumtur dhe krenar që njohjen time me Gjilanin dhe vet z. Haziri e ka bërë biri më i shquar i anës suaj, miku im familjar, profesori Faton Bislimi. Ju të gjithë e njihni Fatonin andaj, nuk dua të marrë kohe e të flas për të, por pasi që ai gjenden në Amerikë për momentin në një mission të posaqëm e me interes të madh kombëtar, desha ta falëmnderoj edhe atë për krejt kontributin e tij për Gjilanin dhe Kosovën. Fatoni, për mua është modeli I një shqiptari të suksesshëm dhe një patrioti të paepur për të cilin ka respekt Amerika ne vecanti. Unë besoj shumë se ky vend dhe kjo Kosovë do të ketë të ardhme të ndritshme me gjeneratën e Fatonit ne krye. Juve Gjilanit herdokur do të ndiheni me shume se krenar që Kosovës i dhatë një djal e një bir si Faton Bislimi.
Andaj, Kryetar Haziri – edhe njëherë të falëmnderit ty për krejt kontributin tend dhe të inkurajoj të vazhdosh rrugën e ndërtimit të së ardhmes së Gjilanit dhe KOsovës me njerzë që jo vetëm se I duhen atdheut, por të cilët po I duhen edhe partnerit tone të përhershëm e të parezervë, Shteteve te Bashkuara të Amerikës.
Zoti e bekoftë Gjilanin e Kosovës. Zoti e bekoftë popullin shqiptar. Zoti e bekoftë Ameriken dhe populiin Amerikan.

Ju falemnderit shume!