WhatsApp ka arritur në 2 miliardë përdorues. Njoftimin e bëri të ditur Facebook, kompania që zotëron gjigandin e komunikacionit. Në këtë mënyrë WhatsApp bëhet platforma e dytë në botë që arrin këtë shifër rekord.
WhatsApp nuk ka bërë të ditur se si e ka llogaritur numrin e përdoruesve, por theksonte se në 2014-n, kur u ble nga Facebook, kishte 500 milionë përdorues.
Facebook ndoqi strategjinë për ta rritur popullaritetin mes të rinjve, që mesa duket ka rezultuar e suksesshme. Gjithashtu kompania synon që të përfitojë nga WhatsApp. Në këtë mënyrë aplikacioni po shkon drejt monetizimit.
Rrjeti social në krye për numrin e përdoruesve është Facebook me 2.5 miliardë të tillë deri më 31 Dhjetor të 2019-s.

![Screenshot_2020-02-13 whatsapp_trans_NvBQzQNjv4BqpJliwavx4coWFCaEkEsb3kvxIt-lGGWCWqwLa_RXJU8 jpg webp (Figurë WEBP, 480 × 3[...]](http://limit.al/wp-content/uploads/2020/02/Screenshot_2020-02-13-whatsapp_trans_NvBQzQNjv4BqpJliwavx4coWFCaEkEsb3kvxIt-lGGWCWqwLa_RXJU8-jpg-webp-Figurë-WEBP-480-×-3....png)















