Nuk të premtoj se nuk do qaj

në ditën tënde të lumturisë .

Kur të kujtoj ty qe tek une i dhe emer dashurisë.

 

Do ulem në bregun e vetmuar ,

Do ngre një dolli , (jo për ne por për fatin tonë të zi).

Do ze vendin e një zogu te vetmuar që pa fole` do të rri.

Nëse pa dashuri do me shohesh

Mos mu afro nuk dua të me njohësh.

E kur vetëm të ngelesh përsëri nuk dua tia di…

 

Ishe ti që vrave nje dashuri .

Fshive ndjenjën nga jeta jonë

u dhe` trishtim dy zemrave

… përgjithmonë…!

 

-Per Limit.al, Shkurt, 2020-

 

Please follow and like us: