Prek Cali,o piramidë e kufinit, t’kam pre n’Besë,
E unë, Besë dore kurrë nuk të dhashë Ty.
Të kam vrarë, e po të vras përditë, o Prekë Cali,
E unë,,. kurrë nuk të kam pa’ sy më sy.

Kurrë nuk të kam ardhë tek Kulla në Vermosh
E jam ka t’i rrgalli gurët e kullës me histori…
E vnove në Vermosh gurin e kufinit me Malin e Zi
Jam ka ta hjeki n’Kullë t’Pejës, bash n’shek. XXI.

Kur të mbijë bari tek kulla jote në Kelmend.
Kur n’bjeshkë të Rugovës t’ mos ketë gene shqiptari
Do i mallkojmë krajlat e vjetër e krajlat e rinj
Do të vij-më të të lypim besë trolli tek ti, o Prekë Cali.