Fshihem pas fleteve te bardha

Te mbushura me shkrime shpesh edhe lot

Ndjenja te fshehura ne sy

Te pashprehura deri me sot.

 

Mbushem me kujtime

Sa dhe harroj te marre fryme

Me vrasin keto mendime

E shpesh ne dhembje shfryj.

 

Ndonjehere me lind pyetja

-Pse valle gjerat shkuan keshtu?

Por nuk marr pergjigje

E ky peng me mundon pafund.

 

Shpesh me duket sikur

miq ne kete bote nuk kam

Vetmia me kaplon e dhimbja

me ngjan me nje oqean.

 

Sa komplekse kjo jete

Te tjere si veten s´po shoh

Mbyll syte e marr fryme thelle

Jeta me thote: – JETO:

 

E me kujtohet te shkruaj

Ne ato flete te bardha e boshe

E ashtu fshihem pas tyre

Autore pa emer, pak trimeroshe .

./.

-Per Limit.al, nga Gjermania, Shkurt 2020-