Më 7 shkurt 2020, Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim kanë vlerësuar filantropinëSIGAL UNIQA Group AUSTRIA duke i akorduar Çmimin e Filantropisë 2019 në Nivel Kombëtar me motivacionin: “Për angazhim dhe kontribut të gjerë në shëndetësi, arsim, mjedis, art, sport dhe edukim financiar në fushën e sigurimeve, ku veçohen: Klinika Lëvizëse Mjekësore në shkallë vendi, rikonstruksioni i Shkollës së Mesme të Bashkuar “Matosh UKA” në Fierzë, Tropojë dhe Pallatit të Sportit në Përmet, si dhe krijimi i Klubit “Art dhe Kulturë” në dispozicion për të gjithë qytetarët e Durrësit”.

Ky Çmim kaq i veçantë iu dorëzua Z. Avni Ponari, Drejtor i Përgjithshëm i SIGAL UNIQA Group AUSTRIA në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut nga Znj. Anila Denaj, Ministre për Ekonominë dhe Financat, e cila në fjalën e saj iu adresua audiencës së pranishme mbi rëndësinë e aktivitetit filantropik në adresimin e një sërë çështjesh dhe kauzash të ndryshme sociale.

  1. Ponari shprehu falenderimet dhe mirënjohjen e tij për këtë vlerësim kaq të madh dhe të veçantë të akorduar SIGAL UNIQA Group AUSTRIA. “Ndihem i nderuar që të pranoj Çmimin e Filantropisë 2019 në Nivel Kombëtar, të akorduar SIGAL UNIQA Group AUSTRIA, që unë drejtoj, dhe që të jem këtu sot, në praninë tuaj dhe mbi të gjitha, për të na kujtuar që nuk jemi vetëm në përpjekjet tona për të lënë gjurmë, por që së bashku, ne jemi duke ndërtuar shpresën dhe rrugën drejt një të ardhmeje më frymëzuese, më të ndritur dhe më të mirë,” u shpreh Z. Ponari në fjalën e tij të pranimit të këtij Çmimi,” si edhe duke falenderuar organizatorët e këtij Çmimi dhe të gjithë të pranishmëve.

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA

SIGAL UNIQA Group AUSTRIA ështëkompania lider në tregun e sigurimeve në Shqipëri, duke udhëhequr tregun vendas që prej vitit 2002, duke zotëruar mesatarisht 30% të tregut. Grupi SIGAL UNIQA është një familje e madhe që numëron mbi 1500 punonjës dhe agjentë, të cilët u shërbejnë 1 milion klientëve në tre shtete: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. SIGAL UNIQA është pjesë e gjigandit evropian të sigurimeve në Evropën Qëndrore dhe Juglindore “UNIQA Insurance Group”, si edhe njëndër grupet më të mëdhenj financiarë në rajon, i përbërë nga 7 kompani sigurimesh dhe 1 fond pensioni privat dhe zotëron 121.2 milionë Euro asete, numëron mbi 65 milionë Euro prime të shkruara për vitin 2018 dhe rreth 300 milionë Euro dëme të paguara ndër vite.

Please follow and like us: