Nuk i ka boshatisë kësisoj rrugët e Shqipërisë nga Alpet në Det,
Si “Zëri i Amerikës” në vitet Nëntëdhjetë…
Tue i tubue e ngrohë njerëzit me shpresë tek vatra,
Tue ua ndezë ma fort e ma lart idealet për nji Kohë Tjetër,
Me eçë në udhë e lartësi të reja me andrra të kaltra…
Nga Uashingtoni, kryeqëndra e botës, Zëri i Amerikës i kohës së Bushit…
Ia dridhte themelet komunizmi t mitër-përgjakur të Epokës së Gurit,
Vinte si dielli mbi retë e zeza, rrufetë e kuqe, çdo ngricë prej 8 Nëntorit.
I jepte krahë Demokracisë në vitet ’90, në Ditët e Lëvizjes së Dhjetorit…
Zëri i Amerikës është si një barometër…
Le të jetë zë i kahershëm, i përhershëm. Ai kurrë nuk është i vjetër.
Sikur kulla don gurë e hekur me u mbajt fort nga rrënjët, me kap lartësitë,
Demokracia e re e toka e moçme etnike iliro-shqiptare
Ka nevojë për Dorën, Shembullin, Zërin Tënd,
Amerikë!
Tiranë, 9 mars 2015
___________
Shenim: Kushtim te mirenjohurit Elez Hysen Biberaj, drejtorit te Zerit te Amerikes (emisionit ne gjuhen shqipe) ne vitet ’90 per kontributet e tij per Demokracine Shqiptare, per Kosoven, etj.