– Ose gjashtë shkronja – shkreptimë rrufeje –
NGA ZEQIR LUSHAJ
Identik, …vet origjinalin,
(Vështirë t’i gjindet “kopje”),
Emrin e madh Kadare,
Ta shqiptojmë, (ngadale), me rrokje!
– KA – DA – RE…!
– Ka-da-re !
Tri rrokje që ecin serbes,
Gjashtë shkronja – shkreptimë rrufeje,
Qiejtë, i kan çarë mespermes!
Pesë kontinentet e njohin këtë emër,
I shqiptojnë qartë, tri rrokjet e Tij,
Nuk e teprojmë kur themi të vërtetën,
Përmendet përkrah, emrit Albani!
Të sulmosh “rrufetë”. or vëlla i dashur,
Është pak të quhesh “i dalë”,
Nuk përzihet floriri me baltën e vorbave,
Ooor, Ti – djalë!!
Lëreni Ismailin (!),
(Kapuni me veprën në paçi zotësi),
Ai, është njeri si gjithë të tjerët,
Pena KADARE,
Në krah të Shpatës së Gjergjit,
Dhe i jep asaj,
…Fuqi !
./.
SHBA, Janar 2007
Gëzuar ditëlindjen Gjeni i Madh i Kombit Shqiptar!