(Replike me paçavure shkruesit qe sulmojne me te paverteta gjyqtaren Natasha Mulaj, kryetare e KPA )

Te gjithe formalisht therrasin ne kete vend kunder dhunes te ç’do lloji ndaj grave por maskulizmi mesjetar po ben kerdine. E alerti nuk qendron vetem tek veprime rurale me burim mediokritetin e gjendjen social-kulturore por dhe tek media.
Jam ndjere e trishtuar keto dite jo vetem si vajze e pjestare e administrates gjygjesore por mbi gjithçka si njeri qe njeh njeriun i cili per interesa te çmendura meskine perflitet e anatemohet ne media pa te drejte dhe kunder ç’do realiteti.
Eshte fjala per gjygjtaren Natasha Mulaj.
Pa pike cipe humane ose siç themi ne anet tona pa “uje ne sy” gazetaruce- tregtaruce i turren nje personaliteti te Gjygjsorit shqiptar pa asnje te vertete brenda duke e keq’mediatizuar.
Pa asnje tentative te vertetojne ate qe shkruajne e lidhin ruajtjen nga organet ligjzbatuese te K/Gjygjtares Natasha Mulaj me nje vrasje ne Tropoje e cila as teorikisht nuk ka asnje baze. Mjafton te kishin kerkuar info te Garda e Republikes dhe do ishin njohur me VKM-ne per mbrojtjen e Kryetares se KPA, mbrojtje e cila eshte sistematike dhe nuk e lidh asgje as me vrasje e as me banda.
Ajo qe me trishton me shume se gjithçka nuk eshte ky banalitet mediatik shpifarak por fakti qe kur guxojne te intrigojne “vanitete” per nje personalitet te tille te Drejtesise vajhalli per zonja te thjeshta te ketij vendi.
Une vertete e ç’moj lirine e fjales por kur shoh te tilla dhunime mediatike me firma pseudogazetaresh ç’do ligj kunder shpifjes me duket i bute.
Edhe nje here jo vetem e trishtuar deri ne limitet e durimit human por dhe e çuditur ndersa kam nderin ta njoh ne pune e jete znj.Natasha Mulaj nje gje me erdhi ne mendje:- Medet per nje vend ku guxohet e sulmohen dhe engjejt.