“ODA E LALES” RTV Fontana me 11 prill 2019
Mysafir Mr.sc.Avdyl Brahim Hoxha nga Oda e Junikut dhe Artan Rexhep Maksutaj, këto ditë doli nga shtypi libri i radhës të punëtorit shkencorë Mr.sc. Avdyl Brahim Hoxhës dhe Rexhep Maksutaj, libri me titull 12 fiset shqiptare sipas Kanunit të Lekë Dukagjinit, libri trajton fiset shqiptare, rolin, organizimin dhe lëvizjet kombëtare të tyre, libri ka rëndësi të madhe shkencore në ruajtjen e identitetit të popullit Shqiptar.
Mr.sc. Avdyl Brahim Hoxha në mes tjerave për Odën tha:
Oda është dhomë, tradicionale shqiptare, dhe merret si dhoma më e madhe dhe më e mirë e shtëpisë e cila ka vatrën dhe është e pajisur me disa zbukurime tradicionale shqiptgare që vijojnë kryesisht nga mesjeta po edhe më herët.
Oda ka kuptimin e një gjyqi, parlamenti apo më mirë të thuhet një forumitë parisë së një familjepatriarkale, fisi, katundi apoqyteze.
Përderisa në odat familjare mbaheshin tubime që trajtonin problemet, mundësi të zhvillimit të gjithëmarshëm dhe merrshin vendime për veprime në të ardhmen.
Është për t`u thënë që edhe gjatë sundimeve të huaja struktura e organizimit të jetës përbrenda shoqërisë shqiptare është mbajtur në jetë nga vendimet e Odës, familjet që nuk ju kanë nënshtruar vendimeve të saj janë injoruar dhe janë marrë sit ë huaja.
Oda pa mysafir thuhej si ara pa farë.
Në odat shqiptare rrëfehej e kaluara e jonë heroike përmes epizodash të ndryshme trimërie nga gjyshërit, axhallaët tanë, nga mysafiët e ndryshëm, që gjithmonë ishin të mirëseardhur në odat tona. “ Oda pa mysafir thuhej si ara pa farë”. Aty hidhej fara e dashurisë për vendin , për njerëzit. Aty hidhej fara e besnikrisë, bujarisë, trimërisë, guximit, durimit, mikpritjes, aty flitej edhe për mikun edhe për armikun, aty flitej edhe për ata që “historia” që mësonim ne në shkolla , i quante armiq të popullit, armiq të socializmit, armiq të vetëqeverisjes, e armiq vëllazrimbashkimit, kurse ata ishin bijtë më të mirë te Kosovës.
Oda shqiptare ishte: Alfabet-shtyp kombëtar, i vetmi institucion kulturor e politikë në gjuhën kombëtare: aty mendohej , trajtohen, bisedohej, kuvendohej, merreshin vendime, këshillime, lindeshin ide, shprehej, thuhej krejt çka i duhej një populli, kritika, lavdata, pa ofendime, gjithnjë me qëllime të mira….Në odën shqipëtare kurr si thuhej neri tjetrit po gënjen-rren, por nëse vërtetë gënjente i thuhej: Po nese çenka ashtu….ose unë mendoj pak më ndryshe.
Në odën e burrave shiheshin, lindëshin, nxiteshin mosmarrveshje dhe konflikte të vogla por edhe të mëdha, nga të cilat edhe ato më tragjike… Aty përcaktohej fati i femrës por edhe i mashkullit. Bëheshin edhe prishej martesa, lidhej fati i dy të rinjve, por edhe i shumë familjeve, fiseve, katundeve, madje edhe fati i një rajoni por edhe i mbar vendit.
Matriali u nxor nga libri ne perpunim “Oda e Lales” ( Avdyl Hoxha me 11 prill 2019 ishte mysafir ne Oden e Lales RTV Fontana, ndersa me 24 maj 2019 ndrroi jete)