Edhe unë jam që të fitojë Partia FJALA e Gëzim Kelmendit. Pasi partitë e deritashme poltike nuk i kanë kryer mirë detyrat e elektoratit, atëherë shpresa e vetme mbetet partia FJALA e Gëzim Kelmendit, apo jo! Mbasi krejt alternativat e deritashme demokratike e qytetare, u treguan të dështuara dhe fatkëqija, mbasi ato ishin të molepsura nga virusi europerëndimor i vetëshkatërrimit liberal. Po bëjmë pak një (lojë) FUTURISTE: si do të duket regjimi që do ta vendosë Gëzim Kelmendi, me elektoratin e tij “në PDK e LVV”.
1.
“Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka paralajmëruar se pas këtyre zhvillimeve politike, shumë shpejtë PDK-ja do të rikthehet në krye të pushtetit. I nderuar Kryetar i PDK-së Kadri Veseli, ne shqiptarët e kemi njëfarë rendi. Ju keni qenë ma shumë se 1 dekadë në pushtet. Tash prit pak ta shohim çka po bën VV-ja. E mandej radhën e kemi ne të FJALËS”, –
Kështu thotë Gëzim Kelmendi, kryetari Partisë FJALA.
Dhe nuk e thotë rastësisht, kur dihet që më parë deklaronte se elektorati i tij më parë e kishte votuar PDK-në e mandej LVV-në!
2.
Po e zbërthejmë pak këtë lojë FUTURISTE: si do të duket regjimi që do ta vendosë Gëzim Kelmendi, me elektoratin e tij “në PDK e LVV”??
– fillimisht, ta marrë pushtetin me anën të VOTËS DEMOKRATIKE;
– fillimisht, të premten të gjithë të punësuarit dhe nxënësit, do t’i braktisin vendet e punës dhe shkollat e do shkojnë për ta falë xhumanë (le të themi, asgjë e keqe pse falen njerëzit… por braktisja është shkelje e laicititetit…se tashmë në jo pak mese kjo veç ka ndodhë e po ndodh),
– fillimisht, në secilin fshat e në secilën lagje, të ndërtohen xhami, rreth të cilave do të tubohet rinia që po sorollatet rrugëve të këqija, që po jepet pas drogës e sjelljeve devijante, sepse ai që kontrollon fëmijët dhe rinie, e kontrollon të ardhmen (është parimi kryesor strategjik e politik),
– fillimisht, të gjitha restorantet do të urdhërohen të mos mbajnë alkool, birra, verë të bardhë e të zezë e pije tjera alkoolike (tashmë në jo pak restorante kjo edhe është bërë praktikë),
– fillimisht, duhet mënjanuar Ligjin e Lirive e Të Drejtave Njerëzore si të dëmshëm, të një shoqërie liberale, e mandej, shkallë-shkallë, të hiqet sistemi parlamentar i votës demokratike, që sjell vetëm dëme.
3.
Në një vit a dy më vonë, të gjitha femrat do të kenë në kokë shamia arabe në kokë dhe Kosova nuk do të ketë femra pa shamia në kokë, e pa veshje arabe. Të gjitha shteti do t’i bëjë falas. Nuk do të ketë femra me fustane alla franga (procesi i mbulimit me shamia e me veshje arabe tashmë ka filluar, kurse në emër të LIRIVE E TË DREJTAVE NJERËZORE, këtë tashmë e kërkojnë edhe disa forca politike e krerë politikë me ndikim: por, pas vendosjes ë një regjimi islamik të Gëzim Kelmendit, më nuk do të vlejë formula e LIRIVE DHE TË DREJTAVE NJERËZORE, sepse femrat që nuk duan të mbulohen, me shumicën parlamentare, sipas ligjit të ri, do të mbulohen: – më vonë, me votimin “e shumicës”, edhe femrat jomyslimane, do të vendosin shamia në kokë: fillimisht, ndaj femrave që lahen në det, që shkojnë kokëzbuluar etj, do të bëhet propagandë politike, si “prostituta”, “kurva” e të përdala;
– mbasi gjyqet e deritashme u treguan si të korruptuara e të apdrejta, duhet të vendosen gjyqet sipas ligjeve të sheriatit, ku femrat “e përdala” dënohen sipas këtyre ligjeve, e ata “që vjedhin”, do t’iu priten gjymtyrët apo do të hanë shkop e dajak publik,
– sipas një ligji të ri, të shpallen armiq e heretikë, të burgosen me ligje të posaçme, ata që nuk e pranojnë regjimin e ri islamik. Sipas shembullit të sulltanëve otomanë, kundërshtarët politikë duhet të vriten, të dëbohen ose të burgosen, për ta siguruar qetësinë e paqen e bekuar; dhe për t’i dhënë të drejtë vetes të ketë haremin personal (që në gjuhën liberale të shoqërisë liberale e laike quheshin Shtëpi Publike… e këtë të drejtë e ka vetëm I Zgjedhuri);
– sipas një inercioni të ri të ngjarjeve, të gjithë myslimanët do të detyrohen të kalojnë në islam, ndryshe, duhet t’u vihet taksa e rëndë, e tipit XHIZE,
– të gjitha tekstet shkollore duhet t’i nënshtrohen një revizioni me themel: duhet të mënjanohen disa lëndë si biologjia, fizika e kimia që nuk përputhen me Librin e Shenjtë: tekstet e historisë duhet të ndërrohen me themel, nuk ka nevojë më për heronj që frymëzojnë urrejtje kundër islamit, siç ka qenë Skënderbeu e pasuesit e tij, e ku duhet të shlyhet me themel e ashtuquajtura histori ilire, arbërore e shqiptare, e duhet të quhet HISTORI ISLAMIKE e jo histori shqiptare: ku historia jonë e letërsisë nis me bejtexhinjtë e duhet të hiqen tekstet e autorëve të ashtuquajtur të parë, si Buzuku a Bogdani, apo autorë klerikë si Mjeda e Fishta; kujtimi për ta le të jetë si një kujtim i keq;
– gjuha shqipe, e mjerë dhe qyqare, nuk është e aftë t’i shprehë të gjitha mundësitë shprehëse shkencore, artistike e sidmso fetare, siç e ka Libri i Shenjtë famëlartë, prandaj ajo duhet zëvendësuar ngadalë e shkallë-shkallë me ghunën e bekuar arabe;
– duke e mënjanuar Ligjin e Lirive e Të Drejtave Njerëzore si të dëmshëm, të një shoqërie demokratike e liberale, duhet të vendoset ligji për poligaminë: gratë nuk kanë nevojë të studiojnë, sepse ato duhet të jenë në shërbim të një burri;
– dhe, çka është më e rëndësishmja, më nuk do të ketë të papunë, ekonomia do të lulëzojë, sepse për të do të kujdesen edhe vëllazëritë e shteteve islame. Kjo është joshja më e madhe. Fillimisht, jomyslimanët nuk duhet ta gëzojnë të drejtën e punës e as atë punësimit në zyrat e pushtetit. Nëse ndonjëri prej tyre nuk dëshiron të integrohet në regjimin e ri islamik, le të ikë te “vëllezërit e tij në Perëndimin e egër e lapërdhar”.
Dhe të krishterët e papunë e të përndjekur, të joshur nga ky zhvillim: të parët do ta pranojnë konvertimin në islam, aty ku e shohin sigurinë e familjeve të tyre, ku sigurohen fejesat (për fejesa nuk do të ketë nevojë), ku sigurohen menjëherë martesat, një shtëpi, si dhe privilegje tjera, siç janë mirëqenia, siguria për fëmijët etj etj.
4.
Mbasi gjithçka, në regjimet e përparshme, kishte shkuar dëm dhe keq, lumturinë e sigurinë në tokë e në qiell e siguron me të gjitha të mirat regjimi i ri islamik i Gëzim Kelmendit.
Duke i shkruar këto radhë, e pashë se ALTERNATIVA e Gëzim Kelmendit është serioze dhe shpëtimtare për qytetarët (më nuk do të quhen qytetarë, por rob të Allahut) e Kosovës, mbasi krejt alternativat e deritashme demokratike e qytetare, u treguan të dështuara dhe fatkëqija, mbasi ato ishin të molepsura nga virusi europerëndimor i vetëshkatërrimit liberal.