Shqipëria është pjesë e strategjisë së përbashkët që Spanja po mendon me vendet e Europës për të ardhmen e turizmin.
Këtë plan e bëri të ditur Ministrja spanjolle e Industrisë, Tregjeve dhe Turizmit, Maria Reyes Maroto në takimin që pati me ministrin Blendi Klosi në Konferencën Ndërkombëtare të Turizmit.
Në stendën e vendosur për të prezantuar shtetet e tjera me potencialet e Shqipërisë për turizmin, ministri Klosi e njohu Maroton me investimet e bëra në këtë sektor gjatë viteve të fundit.
Nga ana tjetër, Maroto theksoi se për Spanjën turizmi është primar dhe sipas statistikave të ministrisë që ajo drejton, të punësuarit në këtë sektor rriten mesatarisht me 3.2 për qind nga viti në vit.
Strategjia e Spanjës për të përfshirë edhe Shqipërinë shihet si një mundësi për të rritur flukset turistike në vendin tonë.