Malsia e Madhe në fokusin e shkrimtarëve dhe dijetarëve të huaj dhe vendas – Nga Vasel GILAJ

1. Malsia e Madhe eshte krahine etnografike e vjeter e percaktuar nga ana gjeografike, banoret e se ciles ruajne vecori e dallohen nga krahinat perreth. Krahina thirret Malsi e Madhe. Edhe pse jane male, me ate emer nuk njihen Dukagjini, Puka, Mirdita e tjer. Banoret e Malsise se Madhe dhe ata te Malsise se Gjakoves e quajne veten malsore. Askush tjeter ne Shqiperi te veriut nuk njihet malsore.
E. Durham

2. Malsia e Madhe gjate shek. XV-VII shtrihej brenda ketyre kufijeve natyrore. Prroni i Thate Mali i Kurriles, Qafa e Thanes, Bjeshket e Namuna, malet Kom e Vizitor, lumenjete Zeta e Moraca e bashkuar me Zeten deri ne derdhje te liqenit te Shkodres.
Kahreman Ulqini

3. Nga fundi i shek. XVII-fillimi i shek. XVIII Malsia e Madhe njohu bajrakun, si lidhje bashkesish te organizimit te vjeter shoqeror, dhe kishte kta bajrakter:ne Hot, Rapsha e Traboini, ne Grude Dinosha e Ksheva, ne Kelmend Selca, Vukli, Nikci dhe Boga, Kastrati nje mal nje bajraktar, dhe Shkreli nje male nje bajraktar, Trieshi Tuzi, Koja, Fundana, Rahoje, Medun, Ubli, Kosor, Kividol dhe Momce. Si male u trajtuan Hoti, Gruda, Kelmendi, Kastrati, Shkreli, Tuzi, Trieshi, Fundana e Koja.
Kahreman Uqini

4. Malsoret kane afer pesembedhjete shekuj qe e njohin krishterimin, po doket e fisit jane me te forta se kanuni i kishes. Ndalohet martesa mes atyre qe jane te lidhur me kumari kishe, me kumari flokesh e me kumari gishtash, zakone kto ne zanafille te tyre teper te lashta, te kohes se paganizmit.
E. Durham

5. E. Durhami e ka njohur shume mire dhe se afermi Malsine e Madhe. Ajo para 124 vitesh thote se Vendi, ne veri te Shqiperise, i quajtur Malsia e Madhe, eshte djepi i pese fiseve te medha:te Hotit, Grudes, Kelmendit, Kastratit dhe Shkrelit. E gjithe krahina perbehet kryesisht nga dy lugina te gjata dhe vargmale te larta. Njera eshte lugina e Cemit dhe tjetra, Lugina e Perroit te Thate.
E. Durham

6. Sipas ndarjeve te vitit 1976 Malsia e Madhe ndahet ne pese fise:Hot, Grude, Kelmend, Kastrat dhe Shkrel. Malsise i takojne edhe Koja dhe Trieshi. Si pjese e Malsise jane edhe Fundana dhe Luhari.
Gjergj Gjokaj

7. Ne librin Malsia e Madhe dhe fiset e saj. Lulash Nika Palushaj, bazuar ne theniet e Shkrelasit Luigj Dede Pacaj, thote se i pari i Hotit ishte Hutani, i pari i Grudes-Grutani, i pari i Kelmendit Kelmeja, i pari i Kastratit Kostani qe krijoj Kastratin dhe Skeni i pari i shktelit qe krijoj Shkrelin.
Lulash Nika Palushaj

8. Ne vitet 1878-1913, gjendja e pekatesise fetare ne Malsine e Madhe eshte kjo. Kelmendi ne vitin 1901, kishte te islamizuar 4% te popullsise. Gruda ne vitin 1900, kishte te konvertuar ne besimin Islam 64% te popullsise. Kastrati ne vitet 1878-1901, kishte 14%. te popullsise. Shkreli ne vitin 1904, kishte te besimit Islam 16 % te popullsise.
Zani i Malsise