Te dashur miq, me urdher te Ajetullaheve terroriste, forcat ushtarake te Iranit ndermoren mbreme nje sulm me raketa kunder bazave ushtarake te SHBA dhe aleateve te tyre qe qendrojne ne Irak me ftese te qeverise irakene per te çliruar kete vend nga ISIS.

Pervec ketyre kryeterroristi Khamenei ka kercenuar sot edhe Shqiperine per mbeshtetjen e merituar qe vendi yne i ka dhene dhe i jep rezistences se pamposhtur iraniane.

Denoj me ashpersine me te madhe sulmet terroriste kunder bazave ushtarake amerikane dhe aleateve te tyre, qe me sukses çliruan Irakun nga pushtuesit barbar te al Bagdatit si dhe kercenimet e kreut te diktatures teokratike ndaj Shqiperise dhe i bej thirrje NATOs dhe qeverise se SHBA te ndeshkojne ne menyre ekzemplare per keto sulme dhe kercenime terroriste rregjimin e Ajetullaheve te Teheranit. sb