Irani nuk vonoi të marrë hakun e gjeneralit Qasem Sulejmania. Ka goditur dy baza amerikane në Irak. Ka paralajmëruar gjithëashtu se, në se SHBA do ndërmarrë sulme mbi objekte e baza ushtarake të Iranit, kundërpergjigja do të jetë shumë shpejtë dhe e ashpër.
Ka një paralajmërim gjithëpopullor në Iran, Irak dhe vende të tjera të rajonit tē lindjes së mesme për largimin e trupave amerikane e të gjithë koalicionit perendimor. Ky paralajmërim nënkupton edhe luftë kundër këtyre forcave në se nuk largohen.
Pra, lufta ka filluar. Emergjente ēshtë të mund të ndalonte ajo pa marrë përmasa globale, aq më shumë pa arritur në çmendurinë e përdorimit të armëve berthamore.

Tani gjithçka varet se si do menaxhohet situata nga aktorët e fuqishëm globalë.
Nga SHBA, nga BE, nga Rusia, nga Turqia, nga Kina, nga Irani, Iraku dhe vende tē tjera. Do ndikojè në këtë dilemë edhe situata e paqartë në Libi.

Në SHBA demokratët janë vënë kundër veprimeve ushtarake që Trump ka ndërmarrë ndaj Iranit.
Nē Europë, veç Boris Jonson të Britanisē dhe Ramës nē Tiranë, të cilët kanë deklaruar se janē në krah të Amerikës, të gjithë qeveritë kanē kerkuar të mos eskalohet konflikti ushtarak.
Sekretari i përgjithëshëm i NATO- Stoltenberg deklaroi se do ndërpriten operacionet ndihmuese për ushtrinë e Irakut. Pra, nuk ka marrë anë në këtë konflikt të rrezikshëm.
Ministri i jashtëm i Italisë, Di Maio ka filluar një tur vizitash në disa rajone të lindjes së mesme.

Nuk mund të thuhet se çfarè mund të ndodhë në realitet.
Mund të thuhet se shanset janë më shumë që konflikti të vazhdojë e të zgjerohet. SHBA, Trump në menyre të veçantë vështire të tërhiqen. Kanë interesa të mëdha në këtë rajon. Janë edhe në krah të interesave të Izraelit, i cili ka dhjetra vite qē insiston dhe e ka siguruar prezencën e Amerikës në Lindjen e Mesme.

Ne, Shqipëria, as mund ta nxisim e as nuk mund ta ndalim një konflikt të tillë. Kot të bëjmë deklara Pro a Kundër.
Ne mund/duhet të bëjmë vetem një gjë.
Të kuptojmë pasojat e një konflikti të gjërë në rajonin tonë, në Shqipëri dhe të marrim gjithë masat politike, diplomatike, ushtarake për t’i përballuar ato me sukses. Me sa më pak konsekuenca për jetën e shqiptarëve, kudo të jenë.