Në vitin 2016, arkitektët Zaha Hadid zbuluan planet për projektin e një stadium futbolli i cili do të ishte i ndërtuar i gjithi nga materiali i drurit.

Tashmë tre vjet pasi u shpall skema e parë, projekti ka marrë lejen e planifikimit dhe ndërtimit të tij.

Stadiumi i futbollit i cili do të ndërtohet në Gloucestershire, Angli, do të formojë edhe qendrën kryesore të zhvillimit të ‘eko park, një park të propozuar prej 100 hektarësh për sporte dhe teknologji jeshile të biznesit.

Përveç se do të bëhet shtëpia e re e klubit të futbollit anglez, Forest Green Rovers, zona do të ofrojë gjithashtu lehtësira të reja për komunitetin lokal. Propozimi gjithashtu përfshin zhvillimin e një rezerve natyrore dhe një qendër të mundshme të transportit publik.

Duke mishëruar metoda të ndërtimit të të ulët të karbonit dhe proceseve operacionale, dizajni i Zaha Hadid do të jetë stadiumi i parë i futbollit në botë i ndërtuar i gjithi nga druri, me pothuajse çdo element të bërë nga lëndë drusore me burim të qëndrueshëm.

Si një material ndërtimi, druri i petëzuar është shumë i qëndrueshëm, i sigurt dhe i riciklueshëm. Arena synon të jetë asnjanëse e karbonit (apo edhe karboni negativ me sigurimin e gjenerimit të energjisë së rinovueshme në vend), duke demonstruar që arkitektura e qëndrueshme mund të jetë dinamike dhe e bukur.