Vëllezër dhe motra!

Sot në këte ditë dimëri, Malësia e Gjakovës dhe Kosova e Shqipërisë, po ndahen nga burri më i moçëm e me nam i këtyre kreshtave, Avdi Rexha i Krasniqes, Avdi Rexha i cili i jetoi dhe i përjetoi dy shekuj jetë, shekullin 20 dhe 21, duke i prekë me dorë e shpirt e duke i mundur në çdo betejë si shekullin që shkoj ashtu edhë këtë që e kemi nisur!

Jeta dhe vepra e Avdi Rexhës ishte e thurur mbi sakrifica, akte njerzore e kombëtare, mbi akte nderi, burrërije e trimërije. Ai ishte model ku kalonte kufijtë e katër vilajeteve të trevave shqiptare, se si duhet luftuar, jetuar, qëndruar e falë, siq falin burrat e motit për nder të çështjes kombëtare!

Kulla e Konferencës së Bujanit është shkrehur në vajë, sepse nga sot i mungon një  burrë Malsije,  i cili nga 2 janari i vitit 1944 e gjer më sot, i bëri roje nderi, si një rrap shekullor, për vendimet historike që u nxorën nga kjo kullë,  që trojet shqiptare të jenë në një shtet!

E kulla e Balës plak në Isniq, pat fatin e madh që në këtë kullë pati mysafirë shumë malësorë të prirë nga Avdi Rexha, ndërsa do i ruaj si një thesar të çmuar, e përcjellë brez pas brezi fjalë e urta e domëthense të shqiptarit te madh Avdi Rexha që i mbajti me 13 qershor në vitin që shkoi në Isniq për nder të ditës së rënies së dëshmorëve të Atdheut, dy  bijve të Musë Mehmetit nga Isniqi.

I pa harruar qoftë kujtimi, jeta dhe vepra e shqiptarit të madh; Avdi Rexha…!!!

Mërgim, 27.12.2019