-Viti i 95 -vjetorit të këtij triumfi kujtohet me krenari dhe Vepra Mdhështore e Mbretit Ahmet Zogu me nostalgji.
24 Dhjetori i vitit 1924 i njohur si triumfi i Legalitetit është një ngjarje madhore historike, e cila i dha fund anarkisë së brendëshme të provokuar nga Kryengritja e Armatosur e Grushti i Shtetit të 10 qershorit të po atij viti. Historiografia komuniste në njërën anë e ka anatemuar ngjarjen historike të 24 dhjetorit e në anën tjetër e ka glorifikuar rebelimin e armatosur të organizuar nga elementët radikalë të së majtës së asaj kohe si revolucion demokratiko- borgjez, i cili do ta çonte Shqipërinë drejt demokracisë, mirëqenies e zhvillimit.
E parë në dritën e qartë të historisë pas kaq dekadash historianët e studiuesit seriozë të paanshëm e kuptojnë pa veshtirësi se ai revolucion nuk ishte as demokratik as borgjez.
Argumenti i parë i historianëve marksist bie poshtë që në fillim për arsyen kokëfortë se të rrezosh një shtet politikanët e të cilit kishin ardhur në pushtet përmes zgjedhjeve të lira parlamentare të 23 dhjetorit 1923 është një gënjeshtër kaq e trashë sa askush me mendje të shëndoshë nuk mund ta kapërdijë.
Së dyti ta quash borgjez një rebelim të armatosur, të udhëhequr nga eksponentë të majtë, të frymëzuar nga Bolshevizmi e Revolucioni Socialist i Tetorit e përkrahur nga shtresat më të varfëra, të prapambetura e të paarsimuara të shoqërisë bie ndesh me të gjithë praktikën botërore, së paku që nga Epoka e Revolucionit Francez.
Në gjashtë muaj që zgjati kjo Komunë e Parisit “Made in Albania”, vendin e përfshiu anarkia totale dhe destabilizimi.
Idetë bolshevike të Nolit dhe njohja prej tij të Shtetit të Sovjetëve e izoluan atë totalisht në politikën e jashtme e nga ana tjetër monarkitë ballkanike të trembura se modeli shqiptar e rreziku komunist mund të kërcënonte vendet e tyre gati sa nuk e pushtuan Shqipërinë duke rrrezikuar zhdukjen e saj nga harta politike e Europës.
Është kjo arsyeja që e nxiti Ahmet Zogun dhe personalitete të tjera nacionaliste të rigrupoheshin pas ngjarjeve të qershorit dhe ti jepnin fund grushtit të shtetit.
Është kjo aspiratë e nacionalistëve dhe e Popullit Shqiptar për të mbrojtur tërësinë territoriale, lirinë dhe shtetin e tyre të ngritur në këmbë me aq mund, sakrifica e përpjekje që e bëri aq të shpejtë triumfin e Legalitetit.
Ahmet Zogu ka meritën e madhe historike jo vetëm se eleminoj gjakderdhjen e luftën civile vëllavrasëse me largimin e tij por edhe sepse vuni autoritetin e shtetit me shpejtësi e vendosmëri të pabesueshme kur u kthye ngadhnjimtar.
Ai mori nën kontroll territorin.
Rivendosi autoritetin e Asamblesë Kushtetuese, organi suprem i zgjedhur nga populli.
Përmes rrugës legjislative krijoj Republikën e Parë Shqiptare duke i hapur rrugën progresit të Popullit Shqiptar në të gjitha fushat.
Ahmet Zogu i tregoj Botës dhe armiqëve të Shqipërisë se çfarë është në gjendje të bëjë në një periudhë aq të shkurtër kohore Populli Shqiptar kur është i lirë e sovran në trojet e veta.
Triumfi i Legalitetit është eveniment shumë i madh historik sepse arriti të konsolidonte lirinë e pavarësinë e Atdheut dhe të hapte një epokë të re duke e futur Shqipërinë me dinjitet në familjen e popujve të civilizuar të Europës.
Arritjet e Monarkisë Shqiptare në 10-të vjet të jetës së saj janë madhështore.
Në vetëm një dekadë Shqipëria njohu një zhvillim që se kishte njohur prej pesë shekujsh.
U krijua një shtet modern me legjislacionin më të përparuar të kohës
U zhvillua me ritme të shpejta ekonomia, arsimi kultura.
Forca e monedhes ishte e jashtëzakonshme.
Shtetasit shqiptarë u pajisën me pashaportë shumë të vlefshme dhe u sigurua levizja e lirë e tyre në mbarë Botën.
Populli e ka të skalitur në memorjen e tij:
“Paraja e Zogut – Pashaporta e Zogut”.
Ahmet Zogu me veprimin diplomatiko- politik të emërtimit Mbret i Shqiptarëve mbajti lart shqiptarizmin dhe Kauzën Kombëtare.
Këto janë arsyet qëTriumfi i Legalitetit në këtë 95 -vjetor kujtohet me madhështi dhe vepra e Ahmet Zogut me nostalgji nga shqiptarët në të gjitha trojet etnike.