Kur je shpresëligun dhe i zhgënjyer nga bota,
Shko e gjej të dashurën e munguar,
Kur je i kalaveshun dhe mjekët s’ta gjejnë diagnozën
Shko e gjej të dashurën që të mungon,
Kur je qirifikur e dritë s’sheh kurrkund,
Gjej sytë e asaj e shihe botën me ta,
Kur je i uritur e bën lutjen e bukës
Shko e gjej të dashurën e ëndërruar,
Kur s’të afrohet njeri e ti ikën prej njeriut
Shko e gjej të dashurën e munguar,
Kur shkundullimat e dheut e murmurimat e qiellës,
Pa tokë e pa qiell të lënë,
Shko e gjej një të dashur ,
Tokën ta lulnon e mbi ty do të qiellnojë,
E kur të kap dalldia, marria,cubnia ,
Shko e gjej një të dashur,
Kur emrin tënd e ke harruar edhe vet , e s’ta kujton njeri
Nisu e gjej të dashurën e munguar !