Kryeministri australian Scott Morrison ka kërkuar falje që shkoi me pushime në Hawaii këtë javë ndërsa kriza e zjarrtë ne vend u përkeqësua. Ekipet po luftojnë mbi 100 zjarre mes një vale nxehtësie që ka shënuar rekordin me dy ditët më të nxehta në vend. Morrison tha se ai do të përfundojë pushimin e tij herët. Mungesa e tij këtë javë ka shkaktuar zemërim dhe protesta.

“Më vjen keq thellësisht për çdo ofendim të shkaktuar ndaj shumë australianëve të prekur nga zjarret e tmerrshme nga marrja e pushimit me familjen në këtë kohë,” tha ai. Zjarret në Australi kanë shkaktuar tetë viktima, kane shkatërruar më shumë se 700 shtëpi, ndërsa janë djegur miliona hektarë toke që prej shtatorit. Temperaturat në disa shtete të Australisë kanë arritur në mbi 45 gradë Celsius këtë javë.

Ndërsa, sot në Viktoria është regjistruar temperatura më e lartë gjatë muajit dhjetor, pasi në qytezën Hopetoun nxehtësia është regjistruar 47.4 gradë Celsius.