– Qe sot Malesia e Gjakoves ka nje lis te madh me pak

– Gjurmet e tij do te mbeten te paharruara tek te gjithe ata qe e njohen

aportajuan qofte edhe njehere te vetme

– Mirupafshim Bajram Nezaj !

Ne oret e hershme te mengjezit se dates 17 Dhjetor 2019 te rrahurat e fundit te zemres se tij te madhe hodhen hapat e pare te rruges per ne Parajse dhe te kujtimeve te mira e nderimit te bashkekombasve te tij kudo punoi, veproi dhe jetoi nga Shpishani i Malesise se Gjakoves, ku u lind e deri ne “Kryeqytetin e Botes” Nju Jork.

Si bir i nje familjeje dhe fisit te nderuar te Ali Ibres, Bajram Nezaj u dallua qe ne rinine e hershme te tij per zgjuarsine, njerzillekun dhe ndershmerine qe do ta ndiqte ne cdo hap edhe tani qe fizikisht nuk eshte midis nesh.

Pasi kryen shkollen fillore e shtatvjecare, Bajram Nezaj kryen shkollen e mesme dhe vazhdon studimet e larta ne Fakultetin e Inxhinjerise Mekanike ne Tirane,

Ai eshte nder inxhinjeret e pare ne SMT-ne e Kukesit, ku shquhet per vullnetin ne pune, marredheniet e mira me shoket e shoqet e punes, per ndershmerine dhe drejtesine qe do ta shoqeromnin ne te gjitha detyrat e postet me rendesi me vonei.

Ne asnje rrethane dhe asnjehere dera e zemres dhe shpirtit human te Bajram Nezes dhe e zyrave qe nderroi nuk do te mbyllej per asnje hallexhi kukesian, tropojan … gramshiot e deri ne castet e fundit te jetes kur dhjetra e qindra bashkeatdhetare hynin e qilnin tek banesa e tij ne Nju Jork apo tek B-4-21 i Jacoby Hospital.

Si gjithnje qe diten qe u njohen per here te pare e deri ne castet e fundit nuk iu nda nga shpirti as nga koka e krevatit bashkeshortja e tij shembullore Nene Zoja,djali Agroni, mbesat e tij dhe krejt familja e fisi i nderuar i Nezajve, miqte e shoket e punes apo te jetes ne Nju Jork nga anembane Shqiperia.

Bajram Nezajn gjithnje do ta gjeje me shoke e miq te njohur heret apo te diteve te fundit, sepse Bajram Nezaj nuk dinte te bente armiq por vetem shoke e miq, virtut e vlere qe e trasheguan edhe dy djemte e tij Agimi , drite paste…  tani perseri si dikur ne gjirin e te jatit, ashtu edhe Agroni.

Bajram Nezaj eshte nga ata shqiptare te rralle qe asnje sistem as kohe e veshtire apo me diell te rreme nuk ia ndryshoi as ia dobesoi tiparin themelor te cdo qenie njerezore, humanizmin- njerzillekun me njerezit, me te njohur apo te panjohur.

Bajram Nezaj luftoi dhe u perpoq qe cdo nxenes i shkelqyer apo shume i mire te shkonte ne shkolle duke pare biografine e mundit dhe zgjuarsise se tyre dhe jo jeteshkrimin e shume prej atyre “qe per nje vic a nje kec i zurinata jashte”e aq me pak te atyre qe per inate personale apo qefmbetje te vjetra per pese pare spec, shfrytezonin fuqine e pushtetin e shtetit per hakmarrjen e vetit duke shtuar aradhat e “ te prekurve” nga “ armiqte e kllases” .

Bajram Nezaj eshte nje shembull qe duhet ndjekur nga cdo sherbetor publik e lider politik apo shteterorjo vetem ne Shqiperi e Kosove, ne trevat shqiptare ne Maqedoni apo Malesi por kudo ne Bote per trajtimin e njeriut si njeri e me njerezillek, me humanizem per te pakesuar e jo shtuar “ te prekurit” e te lenduarit dje nga spastrimi etnik e “lufta e kllasave” e sot nga babezia e korrupsioni, nga zvetenimi moral e njerezor, degjenerimi moral e shpirteror.

Edhe “armikun e kllases”, Bajram Nezaj u perpoq ta bente mikun e kllases sepse ne shqiptaret nuk kishim nevoje per ideologjine e stepave ruse e gjeorgjiane as hitleriane…

Sepse ne shqiptaret si komb ne teresi e sidomos ne tropojanet ishim dhe jemi aq pak ne faqen e Botes sa kemi nevoje per miqesi e jo armiqesi, per vellazeri e jo percarje, perkrahe e jo berryla ndaj njeri tjetrit,

–         2

Bajram Nezaj eshte nga ata shqiptare qe me veprimtarine e jeten e tij, me aq mundesi e hapesire qe pati ne ate e ne kete kohe i dha fytyre njerezore e qytetare, demokratike edhe asaj edhe kesaj kohe te veshtire…

Dikush e quajti liberal! Dikush e quajti “revizionist”. Ndonje edhe titist…

Por Bajram Nezaj gjate gjithe jetes se tij mbeti nje Tropojan i nderuar dhe i madh dhe nje shqiptar i devotshem ne sherbim te popullit e vendit te vet !

Ne shqiptaret kemi nje superklas e superideologji – Shqiptarine.

Bashkimi ben fuqine!

Percarja ben kerdine !

“ Ne luften midis vellezerve ka vetem te humbur”, sic ka thene Akademiku i Shqiptarizmit Rexhep Qosja me te cilin ai eshte takuar gju me gju prane monumentit te Bajram Currit ne qytetin me emrin e tij.

Sic na thoshte babai yne i nderuar Ram Dega,  ish- koleg i Bajram Nezes ne qeverisjen vendore ne Tropoje “ Nuk ka njeri me te lig e me te poshter se ai qe e keqperdor fuqine e shtetit per hakmarrje ndaj tjetrit”

Bajram Nezaj ishte jo vetem shembull drejtesie dhe humanizmi, por edhe model i ndershmerise dhe

perkushtimit ne cdo hap e ne cdo vend ku punoi, jetoi apo veproi, per cka ka nje merite te vecante edhe Penelopa e tij, bashkeshortja e tij Zoje Nezaj Hajdarmataj.

Bajram Imer Nezaj eshte edhe simboli i paperlyer e i pacenuar i atdhetarise se tij, ku mjaft nga djemte e fisit Nezaj perkrahen dhe u radhiten ne luften clrimtare ne Kosove duke rrezikuar edhe jeten e vet ashtu sikurse gjyshi e stergjyshi i tyre Ali Ibra ka qene nje nga prijesit e saj kunder politikes se “ Tokes se Djeger” dhe terrorit shteteror serb ndaj shqiptareve te Kosoves, me te cilen Tropoja historikisht ka qene e lidhur si mishi me thoin me luftetaret e saj te lirise, cka e tregon vet sinonimi i saj si Malesia e Gjakoves.

Midis tyre shkelqen veprimtaria e djemve te tij Agronit dhe dergimin e ndihmave per popullin e Kosoves dhe Agimit me mbreterit e mass medias amerikane e britanike si CNN,” The New York Times”, BBC, ASPRESS…

Eshte e veshtire qe gjesh nje Tropojan si Bajram Nezaj qe ka zbatuar aq mire modelin francez “ Atdheu i madh fillon tek vendlindja e vogel”. Bajram Nezaj asnjehere e ne asnje rast ai nuk e shkeput nga Shipshani dhe vellezerit e tij aty dhe asnjehere nuk i harroi bashkefshataret,bashkevendasit e tij kudo jetoi e veproi.

Bajram Nezaj ka bere per Nezajt aq shume sa i ka te rralle shoket edhe midis vete Nezajve, ne gjirin e te cileve kemi edhe hallen tone Sabrien dhe djemte e cikat e saj shembullore….

Qysh sot me 17 dhjetor 2019 jo vetem Nezajt e Shipshani, por mbare Malesia e Gjakove e lisave te medhenj si Mic Sokoli, Ali Iber Nezaj, Bajram Curri, Tahir Sinani…kane nje lis te madh me pak . Lisin e madh Bajram Nezaj ,

Bajram Nezaj na mungon qysh sot vetem fizikisht. Po sa me shume kohe do te kaloje aq me shume do te rritet nderimi dhe vleresimi per kete lis te madh qe ka leshuar rrenjet e tij nga  Keshi i Vujkut e Pojana deri ne Gramsh e Konispol, nga Uji i Ftohte e deri ne rrenjet e e Rozafes, nga Nju Jorku e Washingtoni e deri ne Pekinin larget, ku si student qe kisha dy vjet pa takuar as folur ne telefon me prinderit, vellezerit e motrat e mia, Bajram Nezaj me solli jo vetem ata, por edhe aromat e bjeshkeve perrallore dhe bukurite fantastike te Shtojzovalles sone te pashoqe ne Bote Malesise se Gjakoves.

Gjurmet e Bajram Nezes do te mbeten te pashlyera ne zemrat e shpirtin e secilit e te gjithe atyre qe e njohenapo e takuan qofte edhe njehere te vetme !

Bajram Nezaj eshte e do te jete midis nesh sa te jemi edhe ne e brezat e ardhshem, Skivjanat a Ergiat, Adonisat.e Edonat e  trashegimtaret e tyre !

Kur i putha doren vetem 48 ore para nisjes se udhetimit te tij drejt qiellit drejt Parajses se vetegarantuar, drejt Agimit e Besnikut tone vetem 2 vjec, vellai AgimI me thote si te erdhi nje gjest i tille qe ti nuk e ke ne natyren tende iu pergjigja:

– Mu kujtua takimi ne dhomen 29 te katit 17  te Hotel Pekinit kur bera te njejten gje, sikur te ishte babai im Rama dhe uroj qe te mos jete hera e fundit, qe ne fakt duket shume afer… Ikem te dy me buzeqeshjen e tij dhe ate levizje te dores sikur po na thoshte “ Lamtumire…!”

Ne fakt Agimi e vizitoi edhe njehere tjeter dhe me thote _

–         3         –

– Dukej pak me miredhe me tha edhe Agroni, qe i qendroi tek koka deri ne frymen e fundit bashke me Zojen e nderuar.

– Mirupafshim Bajram Nezaj e te fala babait tone dhe ma perqafo fort sivellain tone Agimin ku do vime te gjithe nje dite !

– Mirupafshim Bajram Nezaj !

Njerez si ti nuk kane lamtumire !

– Shkruar me daten 17 Dhjetor 2019 ne oren 6:15  te mengjezit ne trenin Metro North Larchmont- GCT Nju Jork

– Perditesuar sot me 19 dhjetor 2019, ne diten e pershendetjeve te tij nga qindra e mijera tropojane e shqiptare kudo qe jemi.