U burrërove, të thanë!
pushkën ta dhanë,
qite hollë,
e vrave xhandarin kolonë
në tokën tonë.
gurë mbi gurë
kullën e ndërtove
me frëngji e dritë hënë
çerdhe shqiponjash e bënë.
feneri me vajguri
shndriste oxhakun
netëve të dimrit
kur shndriste konakun!
në pranverë,
gjyshja u printe qeve,
ti gjysh hapje hulli parmende
në tokën tënde.
atëherë, nëna ime
hidhte kokrra fare
kur e morët nuse
trembëdhjetë vjeçare.
nuk luajti me lodra
as vello nuk pati
i ruante kuajt
në faqe shpati.
ishte kohë e thatë
ndër vite e stinë
me rini të prerë
nëna, e mbushi shtëpinë!
sot, gjysh i dashur
ta fali mëkatin
që i rrite n’shtëpi
dy prindërit e mi!
po vuaj për ta
ndiej mall për ty!
u rrita e po mplakëm
pa t’parë me sy!